FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

2 posters

Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga ADMIN Wed Feb 18, 2009 4:15 am

Reshjet te medha bore kane krijuar probleme ne disa zona te vendit. Prej oreve te para te mengjesit ne qytetin e Gjirokastres ka reshje te medha bore.
Raportohet qe rruget nacionale jane te hapura por ne qytet dhe ne zonat larta vazhdon te kete reshje te dendura. Trashesia e debores ne disa vende ka shkuar deri ne 60 centimetra ndersa ne nje segment prej 3 kilometra ne qafen e Muzines, rruga eshte bere e pakalueshme.

Në komunën e Zagorisë ne Gjirokastër dhe Frashër ne Përmet është bllokuar gjithashtu qarkullimi i mjeteve. Rruga eshte bllokuar edhe ne qafen e Llogarase ne Vlore duke nxjerre jashte funksionit rrugen Vlore-Sarande.

Mengjesin e sotem eshte raportuar bllokim i aksit Tirane-Elbasan ne Qafen e Krrabes per shkak te reshjeve te bores.

Policia keshillon qe mjetet te levizin me zinxhire nderkohe po punohet per hapjen e plote te kalimit. Reshjet e bores kane nisur edhe ne Kukes ndersa ne aksin rrugor Kukes-Tirane, ne Qafen e Malit shtresa e bores ka nisur te behet problematike per mjetet ne levizje.

Sinoptikanet parashikojne qe moti me reshje bore dhe shiu te vazhdoje gjate gjithe dites se sotme dhe te shoqerohet me ulje te vazhdueshme te temperaturave.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Re: Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga arberia Wed Feb 18, 2009 4:55 am

Dimer .....
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Re: Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga ADMIN Thu Feb 19, 2009 4:10 am

Debora bllokon rruget ne veri dhe jug


Reshjet shtojne problemet ne disa akse rrugore ne veri dhe ne jug te vendit. Prej mbremjes se djeshme rruga Tirane-Kukes eshte e bllokuar dhe disa dhjetera persona jane ende te bllokuar ne zonen e quajtur Qafa e Malit.
Ata kane kerkuar ndihme nga policia dhe organet e pushtetit lokal per shkak mes tyre jane shume gra dhe femije, qe po qendrojne prej oresh ne temperatura nen zero.

Eshte pothuajse e bllokuar gjithe zona perreth Kukesit dhe rruget qe lidhin kete qytet me Tropojen, Peshkopine dhe Kosoven. E njejta situate paraqitet edhe ne Tropoje, Burrel, Peshkopi, Bulqize, Puke, Mirdite, Kruje.

Ne gjendje shume te veshtire ndodhen rreth 50 persona ne vendin e quajt Mzi ne komunen Qelez te Pukes. Ata jane bllokuar nga sasia shume e madhe e bores dhe vec kesaj rrezikohen ne cdo moment nga orteqet qe kane nisur te bien ne kete zone. Udhetaret dhe drejtuesit e komunes Qelez ne Puke kane bere thirrje urgjente per ndihme.

Edhe qyteti i Shkodres eshte bllokuar nga rreth 35 centimetra bore, qe kane rene gjate nates. Rruget kryesore te qytetit po hapen, por mbetet ende e bllokuar rruga qe lidh kete qytet me pjesen tjeter te vendit dhe Tiranen. Mjetet borepastruese jane duke punuar per te hapur rrugen sa me shpejt. Zonat malore ne Shkoder dhe ne Malesine e Madhe jane teresisht te bllokuara nga debora.

E veshtire eshte situata edhe ne zonat rurale te Dibres, por edhe ne qytetin e Peshkopise. Ndersa ne jug njoftohet se eshte ende e bllokuar rruga ne Llogara.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Re: Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga ADMIN Thu Feb 19, 2009 4:28 am

Reshjet e bores deri ne lartesine 200 metra mbi nivelin e detit dhe ulja e theksuar e temperaturave kane bere qe shume akse rrugore vecanerisht ne veri te vendit te bllokohen ose te behen te kalueshme me veshtiresi. (UPDATE)
Ne te gjitha keto zona eshte nderprere procesi mesimor.

Qyteti i Shkodres eshte zgjuar i bllokuar nga debora me nje trashesi prej 35 centimetra. Rruget kryesore jane hapur nga borepastrueset por deri vone ishte e bllokuar rruga nacionale qe lidh kete qytet me Tiranen, Malesine e Madhe dhe Puken.

Per shkak te reshjeve te bores jane demtuar pothuajse te gjitha linjat e tensionit te mesem dhe tensionit te larte ne kete zone duke lene Shkodren dhe Malesine e Madhe deri ne Velipoje pa energji elektrike.

Vetem 10 perqind e kesaj zone furnizohet. Zona e Malesise se Madhe, Tamares, Dukagjinit dhe Thethit jane teresisht te bllokuara dhe pa energji. Shume e veshtire eshte situate ne rrethin e Pukes ku pjesa me e madhe e komunave jane pa asnje lloj komunikimi.

Nik Nikaj, kryetar i komunes Fierze ne rrethin e Pukes ne linje telefonike kerkon ndihme per disa dhjetera udhetare te bllokuar nga rreth 2 meter bore dhe rrezikohen nga orteqet.

Te gjitha komunat e Miredites jane bllokuara nga trashesia e madhe e debores e cila ra gjate dy diteve.

Rruget e komunikimit jane te bllokuara ne Tropoje dhe komunat perreth.

Ne Burrel ka vetem veshtiresi ne levizjen ne akset kryesore ne disa komuna trashesia e bores eshte deri ne 70 centimeter, ndersa ne Kukes, eshte e bllokuar rruga nacionale me Tiranen dhe policia nuk lejon asnje mjet qe te levize.

Ne Qafen e Malit deri vone ishin bllokuar shume automjete dhe dhjetera persona. Komunat Zapod, Arren, ne qafen e malit dhe ne Fierze kane rene orteqe. Edhe ne qarkun e Dibres ka rruge te bllokuara por komunikimi me Tiranen vazhdon dhe levizja behet me zinxhire.

Nje pjese e madhe e rrugeve Ne Qafe Krrabe rruga ishte bllokuar paraditen e sotme dhe po punohej per hapjen e saj. Pothuajse pjesa me e madhe e komunave te Gramshit jane bllokuar.

E bllokuar eshte edhe rruga qe lidh Vloren me Saranden ne qafen e Llogarase.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Re: Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga arberia Fri Feb 20, 2009 2:28 am

degjova dje qe eshte ne kembe Shtabi i Emergjencave,normale dhe helikopteret ishin ne gadishmeri per çdo gje.Do ZOTI,te çbllokohen edhe ata 170 njerez qe ishin bllokuar dje me makina ne Qafen e Malit.
Keto dite jane te rralla tek ne por duhet bere kujdes edhe nga vete popullata e atyre vendeva malore,apo ata qe udhetojne per pune.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Re: Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga ADMIN Fri Feb 20, 2009 4:06 am

Defekt nga moti, Malesia e Madhe pa drita


Moti i keq ka shkaktuar edhe probleme ne furnizimin me energji elektrike.

Nje defekt ne linjen e tensionit te larte 35 kv ka lene pa energji Malesine e Madhe dhe Velipojen ne qarkun e Shkodres. Sipas informacioneve, energjia mungon edhe ne rrethinat e qytetit verior.

Defekti u shkaktua mbremjen e djeshme, ndersa vazhdon puna per riparimin e tij. Ekipe nga Tirana, Elbasani dhe Rresheni jane angazhuar per rikthimin e energjise per banoret e ketyre zonave.


ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona Empty Re: Moti i keq perfshin vendin, veshtiresi ne disa zona

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi