FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

2 posters

Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga ADMIN Sun Feb 15, 2009 1:40 pm

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Harta e Tiranës: Nga "Shallvaret" e "Don Bosko" në Sauk e Paskuqan. Dyfishohen masat, shtohen goditjet

Bledi Gilaj

Krimi i rrugës mbetet ende problematik për kryeqytetin shqiptar, pavarësisht se kohët e fundit, duket sikur është kufizuar nëpërmjet disa masave të rrepta të ndërmarra nga policia. Aq shqetësues mbetet ky fenomen, saqë në analizën vjetore të policisë për vitin 2008, nuk u vu shumë në dukje. Edhe vetë policia e ka pranuar shpeshherë se krimet e vogla, ose siç njihet në zhargonin e përditshëm, krimi i rrugës, ku futen që nga vjedhjet, rrahjet, kërcënimet apo edhe të tjera, kanë shifra shqetësuese për vetë natyrën e tyre. Megjithatë, duket se ndryshimi ka nisur të vijë në muajt e parë të këtij viti. Zbulimi i këtyre veprave penale ka qenë në shifra tejet të vogla deri në 40%, por duket se brenda një muaji përqindja e zbulueshmërisë është rritur. Këtë fenomen, policia e ndan edhe sipas veprave penale, ku janë krijuar një sërë sektorësh dhe vendin kyç e zënë vjedhjet, duke u ndjekur më pas nga sherret banale me rrahje apo kërcënimet.
Vjedhjet e ndryshme
Uniformat blu nga sektori i antikrimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës deklarojnë se një ndër problemet më shqetësuese për këtë sektor është vepra penale e vjedhjes. Sipas tyre, vjedhjet janë të shumta, madje një pjesë e mirë e tyre nuk denoncohen. Por, duke folur në gjuhën e shifrave, mesatarisht çdo ditë në Tiranë ndodhin 5-6 grabitje, ndërkohë që shënohen edhe 13-18 denoncime në ditë. Madje për vjedhjet, sektori i antikrimit ka krijuar edhe një hartë që tregon zonat më problematike të Tiranës. Sipas tyre, zonat më me shumë vjedhje hyjnë në territorin e Komisariatit Nr. 3, por nuk lihen mënjanë edhe Komisariati Nr. 1, dhe ai Nr. 2. Por pikërisht, Komisariati Nr. 3 në Tiranë, ka tri zona shumë problematike për vjedhje. Një ndër zonat kryesore i përket asaj të "Shallvareve". "Meqë është një zonë e mbipopulluar, aty ndodhin më shumë vjedhjet e automjeteve", shpjegojnë specialistët e antikrimit ekonomik të kryeqytetit. Sipas tyre, mjetet më të vjedhura janë të markës "Mercedes Benz", por nuk përjashtohen edhe të tjerat. Ndërkohë, zona të tjera problematike të Komisariatit Nr. 3, janë rrugët "Don Bosko" dhe "Jordan Misja". Shpeshherë në këto rrugë ndodhin vjedhje në banesa, qoftë ato apartamente, apo shtëpi private. Burimet shpjegojnë se sendet që grabiten më shumë në banesa janë paratë, bizhuteritë, por nuk përjashtohen edhe pajisje të tjera apo materiale ndërtimi, që janë me madhësi të vogël. Gjithashtu, për Komisariatin Nr. 3, përmendet edhe zona e Paskuqanit, ku nuk kanë qenë të pakta grabitjet e banesave.
Krimet ordinere
Të tjera vepra penale që shqetësojnë komunitetin dhe policinë (shënojnë statistika të larta), janë ato që vijnë nga konfliktet banale. Kështu, shpeshherë policia regjistron nga 3-4 konflikte në ditë, të cilat zakonisht hyjnë te vepra penale e rrahjes. Këto, ndryshe nga vjedhjet, sjellin ndryshim të shifrave për veprat penale të ndodhura, pavarësisht se mund të konsiderohen si kundërvajtje, ashtu siç parashikohen edhe në Kodin Penal. Megjithatë, të gjitha këto krime, për policinë sjellin një problem më madhor dhe një sfidë tjetër, atë të rendit për komunitetin qytetar. Në këto kushte, policia është duke aplikuar mënyra të reja për të parandaluar krimet ordinere, me qëllim që edhe shifrat e ngjarjeve të ndodhura brenda një viti, mos të jenë alarmante.
Masat e marra
Por, problemi shtrohet se çfarë po bëhet për të parandaluar këtë krim "të vogël", por tejet shqetësues. Burimet nga antikrimi i kryeqytetit tregojnë se janë marrë disa masa, por ato ende nuk kanë dhënë plotësisht efektin e tyre. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, tashmë janë shtuar shumë patrullimet e policisë në zonat problematike. Gjithashtu, agjentët kriminalë janë shpërndarë në këto zona për të mbajtur nën vëzhgim personat problematikë, apo edhe ata me precedentë të mëparshëm në aktivitet kriminal. Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, Drejtoria e Policisë së Tiranës bëri një analizë, ku ndërmori edhe një plan masash për këtë fenomen shqetësues. Madje, nga të dhënat zyrtare mësohet se punonjësit e policisë u urdhëruan që të dyfishojnë numrin e patrullave, sidomos gjatë natës. Por, policia shpreson në sensibilizimin e popullsisë për një bashkëpunim më të mirë me ta, që deri tani është në përqindje të vogël, pavarësisht se shifrat kanë ardhur në rritje. Megjithatë, me masat e marra është kuptuar se policisë duhet t‘i kishte "dalë gjumi" më parë. Nga shifrat e marra në ditët e fundit, pas masave të ndërmarra, është ulur ndjeshëm numri i krimeve të vogla, sidomos i vjedhjeve.

Zonat më problematike
për vjedhjet në Tiranë

"Shallvaret"
Një ndër zonat kryesore për vjedhjet e automjeteve i përket asaj të "Shallvareve".
"Don Bosko"
Zona tjetër problematike e Komisariatit Nr. 3, është rruga "Don Bosko", ku ndodhin shpesh vjedhje automjetesh dhe apartamentesh
"Jordan Misja"
Në këtë rrugë, e cila fillon në afërsi të Burgut 313, shpeshherë ndodhin vjedhje në banesa private, duke mos përjashtuar edhe magazinat
Paskuqan
Gjithashtu, për Komisariatin Nr. 3, përmendet edhe zona e Paskuqanit, ku nuk kanë qenë të pakta vjedhjet në banesa
"Sami Frashëri"
Zona e ish-bllokut ka qenë problematike si për vjedhjet e mjeteve, ashtu edhe të banesave
"Irfan Tomini"
Një zonë tjetër, por jo aq shumë problematike e Komisariatit Nr. 2 është "Irfan Tomini" kryesisht në vjedhje automjetesh
"Myslym Shyri"
Edhe në rrugën "Myslym Shyri" kanë ndodhur një sërë vjedhjesh, kryesisht dyqane
Bathore
Zona e Bathores që e përfshin Komisariati Nr. 5 ka pasur raste të vjedhjeve të banesave
"Qyteti Studenti"
Në zonën sipër "Qytetit Studenti" ka pasur raste vjedhjesh në banesa private. Ndërsa gjatë sezonit të shkollës ka pasur vjedhje në godinat e studentëve
Sauk
Edhe fshatrat e Saukut nuk janë përjashtuar nga lista e vjedhjeve ku veçanërisht spikasin ato të pronës
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Re: Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga arberia Sun Feb 15, 2009 1:50 pm

Kjo eshte nje plage jo e vogel e shoqerise sone.Mendoj se Tirana eshte e perbere tani nga nje popullsi homogjene dhe normale te kete nivele te ndryshme familjare qe konceptin e te jetuarit e kane nga ai me nder dhe deri ne ate te jetuar ne menyra te turpshme dhe ordinere.Nga keto familje vijne edhe ata hajdute qe sillen rrugeve te Tiranes.Ka zera qe thone qe keto vjedhje vijne nga papunesia(sigurisht zerat antiqeveritare).Nuk jam kurrsesi dakort qe kur s'ke pune te zesh e te vjedhesh...Vesi me i ndyre qe mund te kete nje njeri.Kushdo mund ta nxjerre buken e gojes,duke punua edhe ne llaç,apo hamall,por e ka me nder dhe me djerse ate buke qe fiton.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Re: Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga ADMIN Sun Feb 15, 2009 1:59 pm

Te gjitha qytetet e botes i kane keto probleme ,por ky nuk eshte justifikim qe policia te beje cfare eshte e mundur qe ti minimizoj keto individe ose keto grupe
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Re: Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga arberia Sun Feb 15, 2009 2:04 pm

Patjeter e nje mendimi me ty jam,a ka mundesi ti kalbesh ne burgje keta lloje qe na ndotin jeten perdite dhe kudo?
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Re: Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga ADMIN Sun Feb 15, 2009 2:08 pm

Eshte shume e rendesishme qe qytetaret e kryeqytetit te shqiperise te jetojne sa ma ne qetesi ,dhe policia e ka per detyre qe te punoj akoma ma shume per ti garantua popullit kete jete te qete nga njerez qe duan te bejne krime ne keto masa
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Re: Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga arberia Sun Feb 15, 2009 2:13 pm

Edhe me shume patjeter,qe policia duhet te punoje deri ne vetmohim,ndryshe nuk behet.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit Empty Re: Krimi i vogël, policia: Lagjet më problematike të kryeqytetit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi