FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shërbimet sekrete të SHBA-ve: “Ballkani rrezikon stabilitetin e Europës”

2 posters

Shko poshtë

Shërbimet sekrete të SHBA-ve: “Ballkani rrezikon stabilitetin e Europës” Empty Shërbimet sekrete të SHBA-ve: “Ballkani rrezikon stabilitetin e Europës”

Mesazh nga ADMIN Sun Feb 15, 2009 8:14 am

Albert Gjoka

Edhe gjatë vitit 2009 Ballkani përbën një rrezik paqëndrueshmërie për stabilitetin e Europës. Ky është parashikimi i ekspertëve të shërbimeve sekrete amerikane. Në raportin vjetor të vlerësimit të rrezikut, të paraqitur nga drejtori i Drejtorisë Inteligjente të SHBA-ve, Denis Bler, para Komitetit të përzgjedhur të Çështjeve të Sigurisë në Senat, përcaktohen si burim rreziku tre vende të rajonit; Serbia, Kosova dhe Bonjë-Hercegovina. Në materialin e publikuar dy ditë më parë thuhet se rreziqet janë të pranishme, me gjithë zhvillimet pozitive që ndodhen me fitimin e zgjedhjeve nga udhëheqja pro-europiane në Serbi dhe ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Në përmbledhjen e dokumentit të paraqitur në Senat, Bleir ka vlerësuar edhe pasojat e krizës ekonomike, problemin me Al Kaedën, kriza në Lindjen e Mesme, marrëdhëniet me Iranin, Irakun dhe Afganistanin, si dhe raportet me Europën dhe Rusinë.
Raporti për Ballkanin
“Zhvillimet në Ballkan sërish shfaqin një rrezik të madh paqëndrueshmërie në Europë gjatë vitit 2009, pavarësisht zhvillimeve pozitive vitin e kaluar, që kanë të bëjnë me shpalljen paqësore të pavarësisë së Kosovës, fitoren në zgjedhje të udhëheqjes pro-europiane në Serbi dhe ofertën për anëtarësim në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë”, - thuhet në dokumentin e paraqitur në Komitetin e Senatit dy ditë më parë. Sipas tij, “sfidat kryesore të stabilitetit vijnë nga statusi i pazgjidhur politik i minoritetit serb në Kosovë, veçanërisht në veri të saj, dhe ngatërresat institucionale ndëretnike që vazhdojnë të pengojnë institucionet e Bosnjë-Hercegovinës”.
Pengesat e Kosovës
“Më shumë se 50 shtete, duke përfshirë 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, kanë njohur shtetin e ri të Kosovës. Në vitet në vazhdim Prishtina do të vazhdojë të jetë e varur nga asistenca e komunitetit ndërkombëtar për zhvillimin e saj dhe për të garantuar integritetin e saj territorial”, - konstaton raporti i përgatitur nga drejtori Bler. Më tej vijohet: “Në mënyrë të hapur, Beogradi mbështet institucionet paralele serbe të Kosovës. Ata kanë përdorur mjetet politike dhe ligjore për të sfiduar dhe minuar sovranitetin e Prishtinës dhe kufizuar mandatin e EULEX-it, i cili ka për mision që të ndihmojë autoritetet e Kosovës për të ngritur sistemet multietnike policore, gjyqësore dhe doganore. Kjo gjë ka përforcuar de fakto ndarjen e Kosovës në jug me një shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, dhe ka irrituar shqiptarët e Kosovës”, - thuhet në vlerësimin vjetor. Ekspertët pohojnë se “prania e forcës së KFOR-it do të ndihmojë për të përmbajtur përhapjen masive të dhunës”.
Serbia nën ndikimin rus
“Udhëheqja serbe që përkrah një të ardhme europiane dhe presidenti Tadiç dëshirojnë një progres të shpejtë në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por ata nuk janë të gatshëm të braktisin piketën e fundit të Beogradit në Kosovë”, - konstaton raporti. Sipas tij, “Beogradi akoma pret mbështetje diplomatike nga Moska në këtë çështje”. Raporti “Bler” përmend edhe arritjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë së fundi “në fushën e energjisë, ku bëhet fjalë për shitjen e shumicës së aksioneve të rafinerisë shtetërore serbe të naftës”.
Një vend të veçantë në vlerësimin vjetor të rrezikut për Ballkanin i kushtohet edhe të ardhmes së Bosnjës, e cila vazhdon të jetë një shtet multietnik në dyshim. Gjatë 18 muajve të fundit janë bllokuar proceset për integrimin në strukturat euroatlantike të Bosnjë-Hercegovinës. Në raport përmenden vala e dhunës, e cila është përhapur gjerësisht, apo ndarja formale mes tre grupeve të mëdha ndëretnike. “Kërcënimet për shkëputje nga udhëheqësit serbo-boshnjakë dhe thirrjet e disa udhëheqësve boshnjakë për të eliminuar etnitetin serbo-boshnjak kanë rritur tensionet ndëretnike që ndoshta do të arrijnë nivele më të larta në vitet në vazhdim”, - konstaton raporti.
Ky vlerësim vjetor i rrezikut global, që bëhet nga Shërbimi Sekret amerikan, është i pari në periudhën e presidencës “Obama”, ndonëse të dhënat dhe ngjarjet e shqyrtuara u përkasin zhvillimeve të vitit 2008.

Kriza ekonomike vë në rrezik sigurinë

Kriza ekonomike dhe pasojat e saj social-ekonomike dhe gjeopolitike kanë qenë kryefjala e raportit vjetor të vlerësimit të rrezikut këtë vit. Zhvillimet ekonomike përbëjnë një rrezik për sigurinë. Në këtë raport janë marrë në konsideratë të gjitha zhvillimet e viteve të fundit, ulja e çmimit të naftës, rritja e burimeve energjetike dhe raportet mes vendeve. Kriza do të ketë pasoja të rënda nëse do të zgjasë më shumë se një apo dy vjet, konstaton raporti, i cili, gjatë paraqitjes së tij në Komitetin e përzgjedhur për Çështjet Inteligjente në Senat trajtoi edhe problemet e ndryshimeve klimaterike globale dhe impaktin e brendshëm dhe të jashtëm; rrugën për sigurimin e burimeve të pastra të energjisë dhe furnizimin me ujë dhe ushqime, veçanërisht në këndvështrimin e rritjes së popullsisë me 1 miliard njerëz deri në vitin 2025, dhe mbrojtja e infrastrukturës së informacionit të Shteteve të Bashkuara, e cila është e rrezikuar nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë.
Një vend të rëndësishëm në raport zënë edhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, sidomos pas konfliktit në Gjeorgji, ku Moska duket e interesuar të vendosë raporte të mira me administratën “Obama”. Por, në anën tjetër, SHBA-të kanë shpallur interesat e tyre në rajon; për zgjerimin e NATO-s, vendosjen e sistemit raketor në Europë dhe sigurimin e linjave të furnizimit me burime energjetike në zonën e Kaspikut. Por, raporti konstaton se këto synime strategjike po përballen me sfida dhe kundërshtime të mëdha nga Rusia, e cila po përfiton nga kriza energjetike dhe këtë po e përdor si mjet për të realizuar qëllimet politike në arenën rajonale dhe globale.



14 Shkurt 2009
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shërbimet sekrete të SHBA-ve: “Ballkani rrezikon stabilitetin e Europës” Empty Re: Shërbimet sekrete të SHBA-ve: “Ballkani rrezikon stabilitetin e Europës”

Mesazh nga arberia Sun Feb 15, 2009 1:26 pm

Besoj ne stabilitetin dhe ne paqe te Ballkanit.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi