FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE

3 posters

Shko poshtë

POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE Empty POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE

Mesazh nga SHQIPTARI Fri Feb 13, 2009 4:20 pm

Studimi, në 2019-n popullsia e Tiranës do të trefishohet


Emanuela Sako

Numri i popullsisë së Tiranës pritet të trefishohet brenda këtij 10-vjeçari, duke arritur në 1,5 milionë banorë. Rezultatet kanë dalë nga një studim i Bashkisë së Tiranës për rritjen e popullsisë së kryeqytetit në dhjetëvjeçarët e fundit. Specialistët kanë vlerësuar se rritja e popullsisë së Tiranës në vit është më e madhja në botë. Zhvillimi i madh që ka marrë kryeqyteti shton problemet e strehimit dhe synon nxitjen e një zhvillimi më të madh ekonomik. Njëkohësisht në studim janë përcaktuar edhe format e kësaj rritjeje, ku gjithçka është e përcaktuar me shifra, duke filluar që nga rritja natyrore, migrimi, çështja ekonomike etj. Programi dhjetëvjeçar është hartuar nga Drejtoria e Shërbimeve Njerëzore, Sektori i Strehimit, në bashkëpunim me Cresme Ricerche, në kuadrin e projektit “I Comuni italiani per i Comuni balcanici”. Ky studim është promovuar nga ANCI (Shoqata Kombëtare e Bashkive Italiane) dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane.
Popullsia
Ritmi i shtimit të popullsisë së Tiranës është nga më të lartët në botë, me 7-8 për qind në vit. Nga e cila 2% vjen si pasojë e rritjes natyrore (raporti lindje-vdekje) dhe 5-6% nga rritja demografike (raporti ardhje dhe largime nga qyteti). Megjithatë, sipas projeksionit të popullsisë dhe planit të zhvillimit për Tiranën e Madhe, numri i banorëve në zonë pas 10 vjetësh parashikohet të jetë në mbi 1,5 milionë banorë. Në rast se shtimi i popullsisë për qytetin e Tiranës do të rritet me një mesatare me 7.5% rritje në vit, atëherë në vitet 2007–2017 popullsia e Tiranës parashikohet të shkojë deri në 1.300.342 banorë dhe në vitin 2019 do të arrijë në mbi 1.5 milionë banorë. Sipas Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë e Tiranës, popullsia e qytetit deri në shkurt të vitit 2006 arrin në rreth 586,899 banorë, nga të cilët 49.8% janë meshkuj dhe 50.2% femra. Pra, ka një rritje të popullsisë me 15% krahasuar me vitin 2001; 12% krahasuar me vitin 2002; 7% krahasuar me vitin 2003 etj. Në ndryshim nga shumë rrethe të tjera të vendit, Tirana ka dëshmuar rritjen më të madhe të popullsisë gjatë viteve 1989–2001 (me një shtesë prej 41,15%).
Ndërtimet
Me rritjen e popullsisë së kryeqytetit shënohet dhe rritja e ndërtimeve që ka një shtrirje në të gjitha zonat. Qyteti i Tiranës në çdo vit zihet me ndërtime që kapin rreth 200
hektarë tokë, kryesisht me ndërtime pa leje. Zgjerimi i qytetit në sajë të ndërtimeve llogaritet se kap shifra të larta të tokave të zëna dhe të shtimit pa kriter të ndërtesave që nuk kanë një projekt të caktuar si zona në qendër apo periferike të një qyteti të madh europian. Për shkak të projekteve të ndryshme për rregullimin e territorit të Tiranës, një pjesë e këtyre ndërtimeve pa leje janë prishur ose rrezikohen të prishen, për shkak të planit zbatues të projekteve të bashkisë për kryeqytetin. Ndërsa një pjesë e tyre i janë nënshtruar rregullave ligjore, duke u shpronësuar dhe mjaft të tjerë i kanë legalizuar banesat.


Programi 10-vjeçar i Strehimit Social në Tiranë synon në:

Përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve
Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
Rritjen e kujdesit mbi qytetarët
Ofrimin e shanseve të barabarta
Uljen e varfërisë
Krijimin e sistemeve dhe organizmave efikase
Gjithëpërfshirje
SHQIPTARI
SHQIPTARI
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 4
Points : 1
Reputation : 0
Registration date : 08/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE Empty Re: POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE

Mesazh nga Elizabella Fri Feb 13, 2009 4:48 pm

Ishalla na cton Zoti cdo dite e me shume dhe me te mire
Elizabella
Elizabella
Antar i e aktiv
Antar i e aktiv

Numri i postimeve : 35
Points : 5
Reputation : 0
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE Empty Re: POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE

Mesazh nga arberia Sat Feb 14, 2009 2:07 am

Po besoj ,se tani degjoj te rinjte rreth meje duan nga 3 e me shume femije,nuk ka pasuri me te madhe se femijet Very Happy Very Happy Very Happy
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE Empty Re: POPULLSIA E TIRANES NE RRITJE TE SHPEJTE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi