FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

4 posters

Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Thu Feb 12, 2009 12:48 pm

ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Thu Feb 12, 2009 1:17 pm

NUK KA PROBLEM SE NGA JE ,UNE TE DUA


Afrikaans - Ek het jou lief
Albanian - Te dua
Arabic - Ana behibak (to male)
Arabic - Ana behibek (to female)
Armenian - Yes kez sirumen
Bambara - M'bi fe
Bangla - Aamee tuma ke bhalo baashi
Belarusian - Ya tabe kahayu
Bisaya - Nahigugma ako kanimo
Bulgarian - Obicham te
Cambodian - Bung Srorlagn Oun (to female)
Oun Srorlagn Bung (to male)
Cantonese/Chinese Ngo oiy ney a
Catalan - T'estimo
Cheyenne - Ne mohotatse
Chichewa - Ndimakukonda
Corsican - Ti tengu caru (to male)
Creol - Mi aime jou
Croatian - Volim te
Czech - Miluji te
Danish - Jeg Elsker Dig
Dutch - Ik hou van jou
English - I love you
Esperanto - Mi amas vin
Estonian - Ma armastan sind
Ethiopian - Ewedishalehu : male/female to female
Ewedihalehu: male/female to male.
Faroese - Eg elski teg
Farsi - Doset daram
Filipino - Mahal kita
Finnish - Mina rakastan sinua
French - Je t'aime, Je t'adore
Gaelic - Ta gra agam ort
Georgian - Mikvarhar
German - Ich liebe dich
Greek - S'agapo
Gujarati - Hu tumney prem karu chu
Hiligaynon - Palangga ko ikaw
Hawaiian - Aloha wau ia oi
Hebrew - Ani ohev otah (to female)
Hebrew - Ani ohev et otha (to male)
Hiligaynon - Guina higugma ko ikaw
Hindi - Hum Tumhe Pyar Karte hai
Hmong - Kuv hlub koj
Hopi - Nu' umi unangwa'ta
Hungarian - Szeretlek
Icelandic - Eg elska tig
Ilonggo - Palangga ko ikaw
Indonesian - Saya cinta padamu
Inuit - Negligevapse
Irish - Taim i' ngra leat
Italian - Ti amo
Japanese - Aishiteru
Kannada - Naa ninna preetisuve
Kapampangan - Kaluguran daka
Kiswahili - Nakupenda
Konkani - Tu magel moga cho
Korean - Sarang Heyo
Latin - Te amo
Latvian - Es tevi miilu
Lebanese - Bahibak
Lithuanian - Tave myliu
Macedonian Te Sakam
Malay - Saya cintakan mu / Aku cinta padamu
Malayalam - Njan Ninne Premikunnu
Maltese - Inhobbok
Mandarin Chinese - Wo ai ni
Marathi - Me tula prem karto
Mohawk - Kanbhik
Moroccan - Ana moajaba bik
Nahuatl - Ni mits neki
Navaho - Ayor anosh'ni
Nepali - Ma Timilai Maya Garchhu
Norwegian - Jeg Elsker Deg
Pandacan - Syota na kita!!
Pangasinan - Inaru Taka
Papiamento - Mi ta stimabo
Persian - Doo-set daaram
Pig Latin - Iay ovlay ouyay
Polish - Kocham Cie
Portuguese - Amo-te
Romanian - Te ubesc
Roman Numerals - 333
Russian - Ya tebya liubliu
Rwanda - Ndagukunda
Scot Gaelic - Tha gra\dh agam ort
Serbian - Volim te
Setswana - Ke a go rata
Sign Language - ,\,,/ (represents position of fingers when signing 'I Love You'
Sindhi - Maa tokhe pyar kendo ahyan
Sioux - Techihhila
Slovak - Lu`bim ta
Slovenian - Ljubim te
Spanish - Te quiero / Te amo
Surinam- Mi lobi joe
Swahili - Ninapenda wewe
Swedish - Jag alskar dig
Swiss-German - Ig liebe di
Tajik Man turo Dust Doram
Tagalog - Mahal kita
Taiwanese - Wa ga ei li
Tahitian - Ua Here Vau Ia Oe
Tamil - Naan unnai kathalikiraen
Telugu - Nenu ninnu premistunnanu
Thai - Chan rak khun (to male)
Thai - Phom rak khun (to female)
Turkish - Seni Seviyorum
Ukrainian - Ya tebe kahayu
Urdu - mai aap say pyaar karta hoo
Vietnamese - Anh ye^u em (to female)
Vietnamese - Em ye^u anh (to male)
Welsh - 'Rwy'n dy garu
Yiddish - Ikh hob dikh
Yoruba - Mo ni fe
Zimbabwe - Ndinokuda

.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Thu Feb 12, 2009 2:20 pm

PER TE GJITHE ATYRE QE BEJNE DASHURI NE MAKINA "GEZUAR"


http://www.raincitystory.com/flash/screenclean.swf
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga Dea_Rei Fri Feb 13, 2009 12:02 am

Gezuar te gjithe atyre qe e festojne. Befshi sa me shum qejf e marshi dhurata te bukura. Very Happy
Dea_Rei
Dea_Rei
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 6
Age : 38
Points : 0
Reputation : 0
Registration date : 12/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Fri Feb 13, 2009 12:04 am

Dhurata pse edhe meshkujt marrin Shocked
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga arberia Fri Feb 13, 2009 4:38 am

Ju uroj gjithe te dashuruarve festen e Shen Valentinit!
Alban dhuratat, jane te ndersjellta dhe me siguri do te ta bejne surprize ty Very Happy
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Fri Feb 13, 2009 7:31 am

I gjeta, jemi gezuar sikur femija, gezuar te gjitheve
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga arberia Fri Feb 13, 2009 1:38 pm

ALBANI shkruajti:I gjeta, jemi gezuar sikur femija, gezuar te gjitheve
edhe une gezohem qe gezoheni ju Very Happy ,gezuar qofshi gjithe jeten se b ashku ,o Alban!
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga LULJETA Fri Feb 13, 2009 6:54 pm

GEZUAR
LULJETA
LULJETA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 17
Points : 8
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Sat Feb 14, 2009 2:34 pm

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Ai hapi derën e apartamentit me ngadalë, ashtu siç e hapte çdo ditë. Në dorë mbante një gonxhe trëndafili ngjyrë vishnje.
- Erdhe? - i tha e ëma dhe u çua në këmbë nga ndenjësja ku po rrinte ulur. Sytë i shkuan menjëherë tek ajo gonxhe trëndafili. "Është Shën Valentini sot..." - mendoi dhe ndjeu një gëzim në shpirt.
Ai e përqafoi si gjithmonë kur vinte nga puna, e puthi dhe hyri në guzhinë. E ëma i shkoi nga pas. - Ma jep mua - i tha, - ta vendos në gotën me ujë, ti shko lahu e të hamë bukë.
Atij nuk i pëlqeu veprimi i s'ëmës, të ndjente edhe ajo gëzimin e asaj luleje dhuratë, që ai nuk e dëshironte. Nuk e kishte adhuruar kurrë atë vajzë, shoqen e klasës, madje as shenjën më të vogël të simpatisë së tij ndaj saj nuk kishte treguar. Ishte ndjerë krejt i befasuar, kur ajo me gonxhe trëndafilin në duar ishte drejtuar tek ai, duke i uruar festën e Shën Valentinit. Ai me mirësjellje e kishte falenderuar dhe për të mos e fyer e kishte pranuar lulen. Kërkesës së saj për një festim së bashku në mbrëmje, ai e kishte rrefuzuar.
Nuk ia kishte prishur kurrë dëshirën nënës së tij; bëri siç i tha ajo. Ia dha gonxhe trëndafilin dhe hyri në banjë të lahej.
- Sonte është dita juaj - i tha e ëma, ulur në tryezën e ngrënies. Do të lutem shumë... të jesh i kujdeshëm dhe... mos u vono shumë në mbrëmje.
- Ai duke u përtypur, buzëqeshi si për të aprovuar ato ç'farë tha e ëma.
Ndryshe nga vitet e tjera, atë vit, Shën Valentinin kishte menduar ta festonte me një shoqëri të re.
Një shok latino-amerikan i kishte propozuar të shkonin së bashku në klub me një grup vajzash edhe ato latino-amerikane. I kishte pëlqyer propozimi i shokut, aq më tepër që për të ishte hera e parë që do festonte me vajza të huaja...
Mendoi të pushojë në shtrat, derisa të vinte ora e lënies së takimit me grup shokët.

- Mos merr shumë para me vete - i tha e ëma, tek e shihte përpara pasqyrës, ndërsa ai krihte flokët.
- E pooo... një herë në vit është kjo ditë moj mama, pastaj...
- Kujdes edhe me pijen, se je edhe në timonin e makinës, mos pi shumë.
Ai nuk foli, nënqeshi duke parë në anën tjetër të pasqyrës fytyrën e saj.
- Më pëlqen shumë kjo era e kolonjës - i tha ajo, duke ndjerrë dënesë për fjalët që tha dhe për të ndërruar bisedën që vetë e nisi.
- Po ti, ku do shkosh për ta festuar? - i tha ai dhe qeshi me të madhe siç e kishte zakon kur bënte shaka me të ëmën.
- Eh! Shën Valentin zeza për mua... unë do ta festoj duke të pritur ty.
- E po mirë atëhere, kalofsh edhe ti gëzuar mama - dhe e përqafoi.
- Dëgjo, - i tha ajo, kur ai bëri dy hapa të ecë. - Mos e mbaj fikur telefonin kur të të marr unë. Më merr edhe ti nganjëherë në telefon.
- Mos u bëj merak mama - tha dhe e përshëndeti me dorë.
E ëma mërmëriti disa fjalë, duke e ndjekur me sy nga prapa. "Zoti të ndihmoftë bir"
Shkoi në guzhinë, qendroi përpara gotës me gonxhe trëndafili dhe buzëqeshi. "Të keqen nëna" - tha dhe afroi kokën duke i marrë erë. Iu duk se ndjeu erën e të birit.
Ai ecte rrugës drejt vendit ku ishte makina. "Boll janë njëmijë dollarë" - mendoi. "Besoj se nuk do t'i shpenzoj të gjitha sonte"
Rrugës me makinë iu kujtuan ato, vajzat latino-amerikane që s'i njihte dhe s'i kishte parë kurrë. "Kanë trup të bukur dhe... kulturë seksuale të shfrenuar..." mendoi. Ndaloi CD-në me këngët që po dëgjonte dhe vuri një tjetër me muzikë latino-amerikane. "Muzika "Salsa" më pëlqen shumë. Më japin shumë kënaqësi këto trompat dhe kitarat kur i dëgjoj" - dhe iu parafytyruan vajzat latino-amerikane me bluzet e hapura përpara kraharorit, që ua tregonin gjokset ngjyrë gruri... Diçka mendoi dhe një "aahh" i doli pa e kuptuar as ai vetë.
Tingullin melodik të ziles së telefonit celular nuk e dëgjoi nga tingujt e lartë që po dëgjonte këngët e CD
Shoku që i kishte dërguar zile ishte shqetësuar nga mospërgjigjja e tij. Kishin kaluar pothuajse 15 minuta që i kishte lënë mesazh dhe ai nuk po i përgjigjej. Shoku më tepër do ndiente druajtje nga shoqet latino-amerikane, nëse për ndonjë arësye ai nuk do vinte.
Pas pak, atij iu kujtua t'i dërgojë një telefonatë shokut. Uli zërin e muzikës që po dëgjonte dhe nxorri telefonin. Atëhere e pa se shoku i tij i kishte dërguar thirrje dhe i kishte lënë mesazh.
Nuk vonoi shumë dhe ata u takuan në vendtakim.
- Ku janë ato, nuk do vijnë sonte? e pyeti shokun sapo zbriti nga makina.
- Do vijnë, por, vajzat... ti e di vetë...
Djegia e cigares që sapo ndezën nuk kishte shkuar deri në gjysëm, kur përballë tyre u shfaqën gjashtë vajza. Të gjashtave fytyrat e tyre ngjyrë gruri u shkëlqenin nga kremrat që kishin venë. Ishin të bukura dhe elegante në trup, vetëm dy nga ato kishin një shëndet më të theksuar që binte në sy.
Ato u afruan buzagaz, u përshëndetën, duke prezantuar secila emrin e saj.
- Ju latino-amerikanet keni emra të bukur, ashtu siç jeni edhe vetë - tha ai, si për të hyrë i pari në bisedë.
- Edhe emri jot është i bukur - tha njëra nga ato dhe qeshi, duke u pasuar e qeshura edhe nga të tjerat.
- Vetëm emri i tij? - pyeti shoku latino-amerikan.
- Ty të njohim ne, por po themi për këtë shokun e ri. Shumë simpatik qenka. - foli një vajzë tjetër.
- Që të mos vonohemi, - tha shoku latino-amerikan, - të shkojmë atje për ku jemi nisur, në klub. Hajde shpejt, tre vajza të vijnë në makinën time dhe tre të tjerat të shkojnë në makinën e tij.
Vajzat panë njëra tjetrën në sy. Nuk dinin në cilën makinë të shkonin.
- Hajde, - foli përsëri shoku dhe zgjati dorën, duke prekur tre vajzat që kishte më pranë. - Ju të treja hajdeni me mua; kurse ju, shkoni me të.
....................
Në klub ishte vërtet një mbrëmje e këndëshme dha gazmore, siç është vetë dita e Shën Valentinit. Drita e zbehtë që lëshonin flakët e qirinjve e bënte eksituese ambientin gjithandej. Djem dhe vajza të reja kërcenin dhe këndonin nën ritmet e muzikës frenetike që ndryshonte herëpashere ritmin e saj. Dikush gjatë vallëzimit mbante një shishe birrë në dorë, dikush një gotë me konjak, uiski, pije të ndryshme.
- Të lutem zemra ime, më thuaj çfarë të pëlqen tjetër të pish? - po i thoshte një djalë, që dukej se e kishte zënë pija, shoqes së tij, ulur në një tavolinë më tej dhe nxorri paret nga portofoli. Vajza iu avit më pranë, mbështeti shpinën në gjoksin e tij dhe ngriti kokën. - Dua një puthje tani mjalti im - dhe zgjati buzët në shenjën e puthjes...
- Ju ç'dëshironi të pini tjetër tani? - pyeti shoku latino-amerikan vajzat.
- Jo, jo! Mos e tepro tani. Është radha ime për të paguar - tha ai dhe menjëherë nxorri paret nga portofoli.
Njëra nga ato e pa me bisht të syrit kur ai nxorri lekët dhe shikimin e hodhi nga shoqja e saj. I bëri një shenjë me kokë që askush nuk e pa. Edhe shoqja iu përgjigj me një buzëqeshje të lehtë.
Vajzat dëshiruan të pinin birrë.
Dy nga vajzat u çuan dhe filluan të spërdridhnin belin dhe vithet në mënyrë të pahijshme sipas ritmit të muzikës që ishte e mprehtë dhe shurdhuese. Më pas i shkuan edhe katër të tjerat që imitonin shoqet e tyre. Njëra nga ato zbërtheu kopsta e këmishës sa iu dukën mbajtëset e gjoksit ngjyrë qielli, të qarkuara me tyl.
Djemtë po i kundronin ëmbël. Mbi fytyrat e tyre reshkiste buzëqeshja e lehtë që ia vijosi fytyrën.
- Çohemi të vallëzojmë edhe ne - i tha ai shokut latino-amerikan. U çuan dhe nën tingujt e muzikës kërcenin edhe ata mes atyre njerëzve të shumtë. Atë e çuan këmbët tek vajza që kishte zbërthyer këmishën. Ai i qe avitur fare pranë, ndërsa ajo i kishte hedhur krahët në qafë. Aroma e fortë e parfumit të saj ia goditi fytyrën. Shihte gjoksin e saj gjysëm të zbuluar që e kishte fare pranë, ndërsa ndjente prekjen e kofshës së tij nga kofsha e saj.
- Rroftë Shën Valentini - tha shoku latino-amerikan, që ishte pranë tyre. Nga tingujt e fortë të muzikës nuk u dëgjua ç'tha ai, vetëm u kuptua nga lëvizja e buzëve.
............................
Ajo mbrëmje kaloi këndshëm, ashtu siç kalohet përherë festa e bukur e të dashuruarve.
Kërkesës së djemve për të kaluar disa çaste të këndëshme dhe intime në një nga motelet aty pranë, vajzat e refuzuan, duke premtuar se miqësia e tyre do të vazhdojë edhe në ditët që do të vijnë.

E ëma e tij edhe pse kishte kaluar ora 3:15 e mëngjesit, rrinte në dhomë e priste të birin të vinte.
- Si do t'i çojmë vajzat tani? - pyeti ai shokun.
- Ashtu si edhe erdhëm, tre në makinën tënde dhe tre në makinën time.
Vajza që kishte kërcyer me këmishën e zbërthyer e pa ëmbëlsisht atë, si për t'i thënë që dëshironte të ishte në makinën e tij. Edhe ai vetë e donte një dëshirë të tillë.
Kur vajzat hipën në makinë, për çudinë e tij, në ndenjësen e parë në krah të tij u ul një vajzë tjetër. Nuk i tha gjë asaj edhe pse donte që në atë vend të ishte ajo...
- Të dëgjojmë pak muzikë latino-amerikane? - tha ai, se keni muzikë të bukur ju, ashtu siç jeni edhe vetë - dhe pa marrë përgjigje nga ato shtypi butonin. Tingujt e ëmbël të muzikës u përhapën brenda kabinës së në makinës, ndërsa vajzat filluan ta shoqëronin muzikën me përplasjen e pëllëmbëve.
- Vetëm më tregoni rrugën nga duhet të shkojmë - tha, pa e lëvizur kokën.
Befas ndjeu një prekje në pjesën e qafës. Gishta të lëmuar po e ledhatonin. Pastaj dëgjoi një frymëmarje përzierë me erë alkooholi që i ishte afruar pranë, një puthje të lehtë në qafë dhe më pas fjalët: "Unë kisha shumë dëshirë sonte..." Ishte vajza me këmishën e zbërthyer e ulur prapa tij.
Ai nuk foli, vetëm buzëqeshi. Ndjeu përsëri një puthje tjetër në qafë dhe dy duar përpara gjoksit të tij. - Paske shumë trup të bukur - dëgjoi përsëri zërin e saj. Vajza tjetër e ulur në krah tij, shikonte me bisht të syrit veprimet e shoqes dhe buzëqeshte.
Dy duart e saja po lëviznin në pjesët e trupit të tij "Sa trup i bukur..." - dhe e puthi përsëri në qafë. Ai nuk foli, shikonte përpara në timon dhe ndjente kënaqësi nga ai veprim i vajzës.
Pastaj iu duk se ishin katër duar që po ledhatonin trupin e tij. - "Ç'më ndezën...! S'kanë faj, vajza të reja në moshë, i është ndezur gjaku, por tani ndikon edhe pija.
Dy duar të zgjatura nga prapa shpinës së tij iu afruan shumë pranë pjesës së barkut të tij, ndërsa dy duart e tjera, lëviznin lirshëm në pjesë të ndryshme të trupit, të shoqëruara me puthje në qafë dhe në shpinë. Nuk mund t'i ndalonte veprimet e tyre, sepse edhe ai vetë kishte hyrë në të njëjtën botë të eksitimit. Vetëm kishte një merak, të ishte i vëmendshëm në timon. Rruga ishte e shkretë dhe e qetë. Kulmi arriti, që edhe ai vetë nuk do ta besonte, kur duart e shtrira nga prapa me trupin pak të përthyer pranë tij, filluan e t'i zbërthejnë pantallonat. Vajza e arriti atë që dëshironte dhe bashkë me ato të dyja nga prapa në atë lojë, hyri edhe vajza në krah tij. Tre vajza të shthurrura bënin veprime të marra ndaj një mashkulli që nuk kishte forcë t'i ndalonte, sepse vetë ndjenja e kishte mposhtur forcën dhe logjikën në ato çaste.
Në atë kabinë makine që ecte me shpejtësi mesatare, në orët e para të atij mëngjesi dëgjoje vetëm muzikë, të qeshura,...
Sa shpejt dhe pa u kuptuar mbërritën në vendin ku duhet të zbrisnin vajzat. Dy makinat qendruan njëra pas tjetrës. Vajzat dolën nga makinat, i falenderuan djemtë, u përqafuan, madje edhe i puthën.
Ai donte t'i tregonte shokut të vetë latino-amerikan për "çmendurinë" e tyre, por tingulli i ziles së telefonit celular që u dëgjua në atë çast, nuk e la që ai të fillonte bisedën. Kur vuri dorën për të marrë telefonin, ndjeu se i mungonte portofoli i parave që e mbante zakonisht në xhepin e djathtë të pantallonave. I shqetësuar po kërkonte me duar nëpër xhepa; e ndjeu portofolin në xhepin tjetër, në të majtë. Edhe pse pak i dehur, e mbante shumë mirë mend që portofolin e kishte vënë në xhepin e djathtë të pantallonave, ashtu siç e mbante përherë. Kjo e bëri të dyshojë. E nxorri portofolin dhe e hapi.Nuk po u besonte syve kur e pa portofolin bosh në vendin e mbajtëses së parave. Mendja i shkoi menjëherë tek dokumentet e tjera dhe tek kartat e kreditit. Ato ishin të paprekura, vetëm paratë mungonin. I shqetësuar vrapoi në drejtim të tyre, duke u thirrur edhe me zë. Shoku i tij i tronditur nga ajo ç'i kishte ndodhur shokut të vetë, filloi edhe ai të vrapojë pas tij. Në vrapim e sipër shokut latino-amerikan diçka iu kujtua; ndaloi dhe nxorri edhe ai portofin nga xhepi ku e mbante. Të njëjtin fat kishte pasur edhe ai si shoku i vetë; edhe atij i mungonin të gjitha paret e mbetura nga mbrëmja. Vazhdoi të vrapojë përsëri pas shokut të tij. Të tronditur në kulm iu afruan vajzave. Ato si të mos dinin gjë, ndaluan dhe hapën krahët për t'i përqafuar, por u zhgënjyen kur ndeshën me zemërimin dhe sharjet e tyre. Ato me ëmbëlsinë femërore e mohuan çdo gjë. Njëra nga ato pati guzimin që edhe t'i fliste me ton të ashpër, si akuzonjës ndaj atyre vajzave të pafajshme. Guximin e saj e morrën pastaj të gjitha ato, duke mbrojtur pafajësinë e tyre.
Djemtë u dorëzuan, s'kishin ç'të bënin. Nuk e kishin të drejtën t'i preknin me dorë kundër dëshirës së tyre, për një kontroll.
U kthyen të dëshpëruar pa i përshëndetur.

Kur Ai hyri në shtëpi në orët e para të mëngjesit, e ëma po rrinte në dhomën e pritjes, duke ndjekur programet televizive. Ajo nuk kishte fjetur gjithë natën, derisa i biri të kthehej në shtëpi.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga ADMIN Sun Feb 15, 2009 2:04 pm

Dritani me të fejuarën, Shën Valentin në tendë

Surpriza dhe emocione për banorët në spektaklin e madh të së shtunës


Spektakël, shprehje ndjenjash,
mallëngjime... E shtuna ka qenë
një natë surprizash për banorët
e "Big Brother 2". Dashuria, në
ditën e saj simbolike, ka zbritur edhe
në shtëpinë më të famshme e më të
vëzhguar. Për një koincidencë të bukur,
organizatorët kishin menduar që
atmosfera e Shën Valentinit të ndihej
edhe në spektaklin e madh. Secili prej
14 banorëve, ndoshta edhe heshturazi,
ka menduar për dikë që ka lënë jashtë,
ka sjellë në mend nostalgjitë e së
shkuarës, apo edhe thjesht janë ndier
pak të dashuruar. Por, gjithmonë ka
të përkëdhelur. Ashtu siç ishte paralajmëruar,
i privilegjuari ka qenë vetëm
një. Surpriza e madhe e takimit të dytë
ishte rezervuar për Dritanin. Një javë
pas qëndrimit në shtëpi, ai ka kaluar
një natë romantike nën shoqërinë e
Evës, të fejuarës së tij. I vënë në lojë me
mërzitjen e sajuar të Evës pas deklaratave
të tij se ndihej më i lirshëm pa të
fejuarën, atëherë kur nuk e priste, Dritanit
i bëhet dhurata e Shën Valentinit.
Zakonisht dëshirat i shprehen vetëm
Babagjyshit të Vitit të Ri, por këtë herë
Dritanit i është plotësuar dëshira që
kishte shkruar në letër vetëm pak minuta
pas futjes
në shtëpinë e
"Big Brother".
Dëshira ishte
që të kalonte
një natë me
të fejuarën e
t i j. Veçse jo
b re n d a n ë
shtëpi, por
në tendë, ku
u është rezervuar
një darkë
nën dritën e
qirinjve. Mesazhe
dashurie
e mbështetje
kanë marrë edhe banorët e tjerë. Në
këto ditë të qëndrimit brenda, ata
kanë filluar të rrëfehen për veten dhe
njerëzit më të afërt që i rrethojnë. Në
këtë mënyrë, këta të fundit, të paktën
si emra, janë bërë protagonistë të reality
show-t më të ndjekur në Shqipëri.
Qetsori merr një mesazh audioje nga
bashkëshortja e tij. Erjola, e cila nuk e
zgjati shumë strategjinë që të mos tregonte
se ishte e martuar e që kishte një
vajzë, merr një mesazh nga bashkëshorti.
Historinë e saj të dashurisë e ka
rrëfyer edhe Aida. Edhe pse për momentin
ajo dhe i dashuri i saj që jeton
në Amerikë kanë vendosur që të mos
jenë bashkë, në ditën e Shën Valentinit
ai i ka bërë një surprizë. Një mesazh që
Aida e gjen brenda kutisë postare. Por
mbrëmja e së shtunës, nën drejtimin e
Arbana Osmanit, ka qenë e mbushur
plot me të papritura të tjera. Banorët
kanë nisur të komentohen mjaft që në
javën e parë, gjë që konfirmon shikueshmërinë
e këtij show. Por, përveçse publikut
të gjerë, banorët ndiqen në pjesën
më të madhe të kohës edhe nga të
afërmit e tyre. Të pranishëm në studio,
disa prej tyre kanë komentuar sjelljen,
apo karakterin që banorët kanë shfaqur
gjatë kësaj jave të parë qëndrimi në
shtëpi. Adelajda, vajza kavajase, është
bërë gjithashtu pjesë e diskutimeve për
këmbënguljen e pjesëmarrjes në "Big
Brother 2", pavarësisht kundërshtimit
të të fejuarit të saj. Ai nuk ka pranuar të
jetë në studio, por ka shprehur arsyet e
tij përmes telefonit. Përveç surprizave,
mbrëmja e së shtunës i ka bërë banorët
që të provojnë për herë të parë ethet e
nominimit. Secili prej tyre ka zgjedhur
dy nga konkurrentët për ta çuar në prag
të largimit. Ndërkohë që pas kësaj jave
bashkëjetese, pritet që banorët mes tyre
ta shfaqin më fortë shpirtin e konkurrimit
pas një jave bashkëjetese. Secili prej
tyre mendon... Loja do fituar!
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT Empty Re: Gezuar te gjitheve diten e SHEN VALENTINIT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi