Pas premtimeve qeveritare, perfundon protesta e pjesetareve te TMK-se
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: KOSOVA
Faqja 1 e 1

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës protestuan para ndërtesës së Qeverisë, ku kërkuan që të rishqyrtohet vendimi për mospranimin e tyre në Forcën e Sigurisë. Ndërkohë, pas një takimi që zhvilloi me ministrin e FSK-së, Fehmi Mujota dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për Siguri, Rrustem Mustafa, Këshilli organizativ i ish-pjesëtarëve të TMK-së vendosi ta ndërpresë protestën.
Përfaqësuesit e këtij këshilli, i cili përfaqëson ish-pjesëtarët e TMK-së, që mbetën jashtë Forcës së Sigurisë të Kosovës, kanë marrë premtime nga ministri Mujota se testet do të rishikohen edhe njëherë. Ata po ashtu kanë marrë premtime se të hënën do të priten edhe nga kryeministri Hashim Thaçi, për të diskutuar lidhur me këtë çështje.
Këshilli organizativ i protestave ka kërkuar nga ish-pjesëtarët e TMK-së që të sillen me përgjegjësi në këtë situatë dhe që të mos lejojnë që dikush të dëmtojë kontributin që ata kanë dhënë që prej paslufte për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Pas rreth dy orësh qëndrimi para ndërtesës së Qeverisë, protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Burimi: RTK

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
FORUM SHQIPTAR :: HISTORI :: KOSOVA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi