Shtrenjtohen biletat e avioneve
3 posters
Faqja 1 e 1
Shtrenjtohen biletat e avioneve
Shtrenjtohen biletat e avioneve
Ministria e Financave, së bashku me Ministrinë e Transportit, kanë vendosur aplikimin e një takse me vlerë 10 euro për kalimin e territorit shqiptar nga linjat e transportit ajror. Vendimi ka hyrë në fuqi dje dhe parashikon të rëndojë mbi xhepat e udhëtarëve, pasi taksa do të vendoset mbi shumën totale të biletës. Sipas vendimit, drejtuesit e aeroportit “Nënë Tereza” do t‘i kryejnë të gjitha procedurat për regjistrimin e kësaj tarife shërbimi. Pas këtij procesi, të gjitha shoqëritë ajrore, në momentin e shitjes së biletave, duhet t‘i shtojnë vlerës së saj, si dhe ta pasqyrojnë në të, tarifën e shërbimit të ri prej 10 eurosh. Mbi tarifën e re nuk do të aplikohet taksa e TVSH-së, ndërsa nga i gjithë totali i të ardhurave, 5 për qind shkojnë për koncesionarin gjerman, ndërsa pjesa tjetër për buxhetin e shtetit.
Burimi: Gazeta Shqip

Ilda- antar shume aktiv
- Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009
Re: Shtrenjtohen biletat e avioneve
Po ,mire te me falni se s'jam shume e qarte,pse kur ne ,edhe deri ne Kosove ,apo ne Maqedoni,paguajme atje nje takse dhe jo vetem ne keto 2 vende,por edhe ne Europe me ka ndodhur shpesh qe te paguajme perveç biletes.A mund te me thote dikush pse ne te mos e kemi taksen ne vendin tone ,perveç biletes?
arberia- Antar i e shquar
- Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi