FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine

3 posters

Shko poshtë

Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine Empty Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine

Mesazh nga Ilda Sat Jan 24, 2009 2:51 am

Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine

Kreu i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, ka thyer heshtjen e gjatë duke i kujtuar politikës shqiptare që të nisin menjëherë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Duke folur në një aktivitet në lidhje me ecurinë e biznesit, kryediplomati i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përsëritur qëndrimin e Brukselit se “zgjedhjet e këtij viti janë një gur prove për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”. Ambasadori Lohan, ka deklaruar se suksesi i zgjedhjeve parlamentare, pra mbajtja në mënyrë të ndershme dhe të lira e procesit elektoral është jetik për zhvillimin politik të vendit por edhe të biznesit. Kjo deklaratë e kreut të delegacionit të BE-së në Tiranë, bëhet pasi kanë nisur akuzat e opozitës për një dyshim të manipulimit me anë të kartave të identitetit. Lohan u ka bërë thirrje edhe klasës së biznesmenëve që të bëhen pjesë e lobingut për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Ambasadorët Në nëntor të vitit të shkuar, ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, të akredituar në Tiranë, kanë lëshuar një “dush të ftohtë” ndaj politikës shqiptare dhe veçanërisht ndaj qeverisë e mazhorancës, duke i bërë thirrje që ta lexonin drejt dhe pa “hile” progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, që u shpërnda më 5 nëntor. Në një deklaratë të shkurtër, që u shpërnda nga ambasada franceze, vend i cili kishte Presidencën e Bashkimit Evropian, theksohen fjalë mjaft të forta dhe më shkoqur se progres-raporti, i cili flet me një gjuhe diplomatike. Në deklaratën e ambasadorëve të BE-së theksohet se “Këshilli i Ministrave i BE-së, në dhjetorin e vitit 2006, bëri të ditur se progresi i vendeve të Ballkanit drejt BE-së do të varet nga plotësimi i kushteve të nevojshme. Çdo vend do të gjykohet sipas meritës së tij. Dhe këto kushte nuk përbëjnë vetëm adoptimin e legjislacionit të BE-së, por edhe zbatimin e tij. Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë konfirmoi progresin, por nënvizoi nevojën e miratimit të reformave kyçe, përfshirë edhe atë elektorale, me anë të një konsensusi të gjerë”. Më poshtë, deklarata e diplomatëve të vendeve anëtare të BE-së, të akredituar në Tiranë, “përkthen shqip” dokumentin e Komisionit Evropian, i cili iu dorëzua krerëve të shtetit shqiptar nga ambasadori Helmut Lohan. Deklarata e diplomatëve të vendeve të BE-së ka qenë një fshikullim politik ndaj komenteve jo serioze që iu bë progresraportit nga politika shqiptare. Në këtë dokument sqarues theksohet se “shqetësimet më serioze vihen re në disa sektorë kyçë të jetës së vendit. Në administratën publike duhet rritur pavarësia, eficenca dhe emërimi në bazë të meritave të shërbimit civil. Një nga sfidat kyçe për Shqipërinë është forcimi i kapacitetit administrativ.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine Empty Re: Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine

Mesazh nga arberia Mon Feb 16, 2009 8:24 am

Besoj se duke patur parasysh keshillat dhe drejtimet qe japin nderkombetaret,qeveria Shqiptare do ta kaloje kete sfide me shume mundime(duke patur parasysh se ç'ben krahu destruktiv i majte),por me mbeshtetjen e popullit demokrat shqiptar,me shume sukses.Shqiperia ben vetem perpara.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine Empty Re: Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine

Mesazh nga ADMIN Mon Feb 16, 2009 9:05 am

Eshte shume e veshtire per gjithsecilin te mbajne ose te i dalin perpara demokracise ne shqiperi sot sepse vete populli e don ate me gjithe shpirte
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine Empty Re: Lohan ngre alarmin: Zgjedhjet, test per Shqiperine

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi