Vazhdojnë kompromiset, ashtu si dueli i madh Vllaznia-Tirana
Faqja 1 e 1

Javë kompromisesh. Tifozët vendas duartrokasin e falënderojnë skuadrat kundërshtare. Madje, haptazi. “Teatër” futbollistik. Përqafime midis rivalëve. Ashtu siç e kishte parashikuar trajneri i Teutës, Sulejman Starova. Gjithsesi, java e 31-të, me fitoren 3-1 të Tiranës me Shkumbinin e 1-0 të Vllazninë me Dinamon, ripërcaktoi edhe njëherë faktin se finalja e madhe, Tirana-Vllaznia - java e 33-të - do të jetë shumë herë më e nxehtë se gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë midis tyre, e që kërkoi 120 minuta lojë, pasi ose Vllaznia do të fitojë titullin e 10-të historik ose Tirana do të mbetet për të dytin vit rresht pa asnjë trofe. Në “katet e poshtme frigoferike” të Superligës, situata është edhe më e komplikuar, pasi jo pak, por pesë skuadra që renditen nga vendet 8-12, pra nga Partizani e deri të Bylisi i vendit të fundit ndahen midis tyre me vetëm 2 pikë, kur duhen edhe dy ndeshje e 6 pikë në lojë nga përfundimi i Kampionatit të 70-të Kombëtar, e gjithçka mund të ndodhë.
TIRANA-SHKUMBINI 3-1
Në një “Qemal Stafa” krejtësisht të boshatisur (rreth 300 shikues në impiantin prej 16 mijë vendesh) dhe ndaj një Shkumbini pa asnjë objektiv në kampionat (pas fitimit të Kupës nga ana e Flamurtarit), Tirana nuk e pati aspak të vështirë të dominonte takimin nga minuta e parë e deri te minuta e 32-të, kur arriti të shënonte edhe tre golat që i dhanë ndoshta fitoren më të lehtë në 31 javët e zhvilluara. Në minutën e 18-të mbrojtësi Andi Lila dërgoi një top drejt portës peqinase, të devijuar më pas nga 23-vjeçari Mujdragiç i Shkumbinit në rrjetën e mbrojtur nga Ervin Llani i Shkumbinit. Dhjetë minuta më pas, Muzaka (28’) realizoi një gol të bukur me kokë, për t’ia lënë radhën golashënuesit më të mirë të kampionatit Migen Memellit në të 32’, kur ky i fundit shënoi golin e tretë të bardhebluve pas asistim të Ansi Agollit. Për Memellin ky ishte goli i 21-të sezonal, tri më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Sebino Plaku i Dinamos (18 gola).
Fraksioni i dytë pati shumë goditje të pasakta drejt portave, por dhe një gol të realizuar nga Shkumbini, pikërisht nga serbi Ahmet Mujdragiç, i cili në minutën e 50-të shleu gabimin për autogolin e tij.
BYLIS-BESA 2-0
“Besa, Besa!”. Ky emër u përmend mijëra herë nga tifozët vendas në “Adush Muça” në shenjë falënderimi pas fitores së çmuar 2-0 të Bylisit ndaj Besës, madje shumë herë më tepër se emrat e Klevis Dalipit e Endri Bakiut, autorët e dy golave me rëndësi jetike për klubin ballshiot, në premierën e Gert Haxhiut, trajnerit të katërt sezonal. Bylisi e kërkoi me forcë fitoren ndaj Besës (pa asnjë pretendim) dhe ia arriti ta sigurojë atë brenda fraksionit të parë të lojës. Klevis Dalipi shënoi në minutën e 17-të (goli i tij i pestë sezonal), ndërsa Endri Bakiu dyfishoi shifrat në minutën e 43-të (goli i tij i dhjetë sezonal). Gjithsesi, Bylis mbeti sërish i fundit, por tashmë me 31 pikë, një më pak se Apolonia, Lushnja e Elbasani (të tre me nga 32 pikë). Në javën pasardhëse, Bylis do të luajë kundër Shkumbinit në Peqin, ndërkohë që Besa do të presë në shtëpi Apoloninë.
FLAMURTARI-PARTIZANI 2-1
Fituesit e Kupës së Shqipërisë me trepikëshin e marrë kundër Partizanit (2-1) siguruan përfundimisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, ndërkohë që të “Kuqtë” ndodhen sërish në një situatë të vështirë menaxhimi në dy javët e fundit. Ermir Strati shënoi një eurogol në minutën e 25-të. Golashënuesi më i mirë i Partizanit, Marius Ngjela barazoi shifrat në minutën e 49-të, goli i tetë sezonal i korçaret. Kapiteni i Flamurtarit, Brako Paniç në 65’ vulosi shifrat 2-1, edhe pse zëvendësuesi Arbër Capa i Partizanit i kishte në fund të takimit të gjitha mundësitë për ta mbyllur në barazim takimin. Në javën e 32-të, Partizani pret në “Qemal Stafa” Elbasanin në një luftë për “jetë a vdekje”, ndërsa Flamurtari do të luajë në Durrës me Teutën, në një stadium ku fitoi pak ditë më parë për herë të tretë Kupën e Shqipërisë.
LUSHNJA-ELBASANI 0-0
Dy skuadrat ndanë nga një pikë në barazimin e tyre pa gola në “Roza Haxhiu”. Nga tifozët lushnjarë pati kore të vazhdueshme me fyerje ndaj gjyqtarit Sokol Çekaj, për dy penallti të pa dhëna sipas stafit të Lushnjës. Dy ekipet sërish ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, nga 32, po aq sa edhe Apolonia, por tashmë Elbasani ndodhet tërësisht i rrezikuar për të rënë nga Kategoria Superiore.
APOLONIA-TEUTA 2-0
Apolonia mori maksimumin ndaj një Teutë tërësisht të qetë në “Loni Papuçiu”, duke fituar me durrsakët 2-0, me nga një gol në çdo pjesë loje: Sead Haxhibuliç shënoi në minutën e 32-të, ndërsa Arbër Dhrami realizoi 20 minuta më pas, në të 52’.
KATEGORIA SUPERIORE
Java e 31-të, 09.05.2009
Tirana-Shkumbini 3-1
Shënues: Mujdragiç 18’ (ag), Muzaka 28’, Memelli 32’/ Mujdragiç 50’
Vllaznia-Dinamo 1-0
Shënues: Lici 45+1 (p)
Bylis-Besa 2-0
Shënues: K.Dalipi 17’, Bakiu 43’
Apolonia-Teuta 2-0
Shënues: Sead Haxhibulic 32’, Dhrami 52’
Flamurtari-Partizani 2-1
Shënues: Strati 25’, Paniç 68’ / Ngjela 49’
Lushnja-Elbasani 0-0
RENDITJA
Vllaznia 63
Tirana 62
Dinamo 52
Shkumbini 44
Teuta 44
Besa 40
Flamurtari 36
Partizani 33
Elbasani 32
Lushnja 32
Apolonia 32
Bylis 31
Java e 32-të
(16.05.2009)
Dinamo-Tirana
Vllaznia-Lushnja
Shkumbini-Bylis
Besa-Apolonia
Teuta-Flamurtari
Partizani-Elbasani
Java e 33-të
(23.05.2009)
Tirana-Vllaznia
Bylis-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Flamurtari-Besa
Elbasani-Teuta
Lushnja-Partizani

Similar topics
» VLLAZNIA NE GJYSMEFINALE
» QYTETET NE TROJE SHQIPTARE,
» Kupa, Vllaznia e Flamurtari kerkojne fitoren ne tavoline
» Tirana zyrtare uron Prishtinen
» Tirana vuan, ka probleme ne fushe edhe jashte saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi