FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mos e neglizhoni depresionin

Shko poshtë

Mos e neglizhoni depresionin Empty Mos e neglizhoni depresionin

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 6:48 pm

Cfare eshte depresioni?
Secili prej nesh ne caste te caktuara te dites ndihet paksa i merzitur. Por ky eshte nje fenomen i cili eshte i paqendrueshem, d.m.th ne ditet e ardhshme mund te ndihemi me energjik duke na u shfaqur deshira per te qene sa me shume produktiv ne fusha te ndryshme te jetes sone. Serioziteti i kesaj semundjeje nuk duhet neglizhuar aspak. Zakonisht personat te cilet vuajne nga depresioni, nuk jane ne dijeni se vuajne nga ajo. E konsiderojne si dicka e cila eshte larg tyre dhe se ajo cka ndiejne eshte thjesht nje dhembje koke e asgje me shume. Me kete menyre nuk lejojne askend qe t’u japin zgjidhje ne problemin e tyre. Depresioni nuk mposht vetem psikologjine e personave te cilet vuajne nga ajo, por edhe ate te te afermve te tyre. Imagjinoni, te jetoni me nje njeri i cili me te shumten e kohes ndihet i lodhur, i zhgenjyer nga jeta, ankohet, ndjen prerje te vazhdueshme te fuqive etj.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mos e neglizhoni depresionin Empty Re: Mos e neglizhoni depresionin

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 6:48 pm

Cilat jane simptomat e depresionit?
Jo te gjithe individet shfaqin te njejtat simptoma. Ne nje artikull qe kisha lexuar kohet e fundit behej fjale se simptomat me te shpeshta jane:

* Merzitjet e shpeshta dhe ankthi i pajustifikueshm
* Shfaqja e ndjenjave te zhgenjimit dhe pesimizmit
* Mosbesimi ne vetvete, lodhja e vazhdueshme fizike dhe psikologjike
* Mungesa e pjesemarrjes ne aktivitete te ndryshme te jetes
* Mungesa e deshires per te kryer maredhenie seksuale
* Humbja graduale e kujteses dhe mungesa e vendimarrjeve
* Tentativat per vetevrasje
* Pagjumesia
* Mungesa e oreksit ose mbingrenia
* Dhembje te vazhdueshme te kokes, kyceve te duarve dhe kembeve
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mos e neglizhoni depresionin Empty Re: Mos e neglizhoni depresionin

Mesazh nga Hene@ Wed Apr 22, 2009 6:48 pm

Nga se shkaktohet depresioni?
Shkaku qe mund te drejtoj nje individe drejt depresionit, nuk eshte vetem nje por jane disa p.sh kombinimi i faktoreve gjenetik, biokimik, ambjental dhe psikologjik shnderron ne kandidat te mundshem cdo individ. Kerkimet e fundit kane treguar se truri i individeve qe vuajne nga depresioni eshte krejt i ndryshem nga ai individeve normale. Pjeset e trurit te cilat jane te pergjegjeshme per menyren e te menduarit, te fjeturit dhe sjelljes ne pergjithesi tregojne se nuk funksionojne normalisht. Disa lloje depresioni vijne si rrjedhoje e trashegimise familjare, gjithesesi ekziston edhe probabiliteti te shfaqet edhe ne ata individe te cilet nuk e kane te trasheguar depresionin.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mos e neglizhoni depresionin Empty Re: Mos e neglizhoni depresionin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi