FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rekordet e universit

Shko poshtë

Rekordet e universit Empty Rekordet e universit

Mesazh nga Ilda Mon Jan 19, 2009 3:55 pm

Rekordet e universit


Siperfaqja me e nxehte e nje planeti te sistemit diellor
..eshte siperfaqja e Aferdites me 464°C .Ne kulmin e nxehtesise se tij Merkuri i afrohet me 430°C.Atmosfera e dendur e Aferdites bllokon rrezet dhe nxehtesine e djellit,dhe ne kete menyre temperaturat jane te larta ne mesnate ashtu si dhe mesdite.Dhe guret jane aq te nxehur saqe ndricojne ne nje ngjyre te kuqeerret.




Siperfaqja me e ftohte e zbuluar,ne sistemin diellor
Siperfaqja e Tritonit,sateliti me i madh i Neptunit.Kur ne 1989,sonda Voyager i fluturoi afer vezhgoi nje siperfaqje te ngrire dhe nje temperature prej -235°C






Krateri me i madh i sistemit diellor
Krateri Aitken afer polit jugor te henes me nje diameter prej rreth 2500km.Kjo eshte nje “plage” e vjeter e henes.Si shkak i impaktit,ky krater eshte i mbuluar me aq shume te tjere me te vegjel sa ekzistenca e tij u zbulua vetem ne vitet 60 nga programi Lunar orbiter.Ne 1994 sonda “Clementine” beri nje hartografi te detajuar duke konfermuar se ky depresion gjigant i terrenit eshte i ulet 10km ne krahasim me pjesen e jashtme qe e rrethon.






Relievi(mali) me i larte i sistemit diellor
Olympus Mons ne hemisferen jugore te Marsit ngrihet dhe arrin nje lartesi prej 27km dhe ka nje baze me nje diametre prej 550km.I dyti eshte Maxwell Montes ,ne Aferdite me 11 km.Pika me e larte toksore eshte Maja e Everestit me 8848 m mbi nivelin e detit,edhe pse totalisht maja me e larte eshte Mauna Kea,po te konsiderohet qe ngrihet nga fundi i oqeanit me nje lartesi prej 9km.






Canyon (gryka) me e madhe e sistemit diellor
Valles Marineris ne Mars,i gjate 3800km dhe i gjere 600km me nje thellesi prej 7km.Po te kishte qene ne Europe ky Canyon do shtrihej nga Parisi deri ne malet Urale te Rusise.




Planeti me i madh i sistemit diellor
Jupiteri ka nje mase 317,8 me te madhe se te Tokes,dhe nje diameter 11 her me te madh.Ka nje mase me te madhe se te gjithe planetet,kometat dhe Asteroidet e mbledhur bashke.






Planeti me i madh i njohur deri tani
Eshte nje planet pa emer qe orbiton rreth yllit HD 114762 .Ky planet llogaritet te kete nje mase 11 here me te madhe se Jupiteri,por disa astronom mendojne te kene te bejne me nje Yll Xhuxh Brun ose nje objekt i ngjashem me nje yll te vdekur.Nese do ishte keshtu rekordi do i kalonte planetit qe orbiton rreth 70 Virginis me nje mase 6,6 here me te madhe se Jupiteri.




Sateliti me i madh i sistemit diellor
Ganimedi,satelliti i Jupiterit(diam 5262km).Nese Ganimedi do te orbitonte rreth diellit ne vend te Jupiterit do te ishte ne te gjitha anet nje planet,duke qene se eshte me i madh se Merkuri dhe Plutoni.




Meteoriti me i madh i rene ne toke
Meteoriti Hoba,ne Namibi,me peshen prej 65 ton,aq sa dhjete elefante.I zbuluar ne 1920,ky meteorit hekri i gjate gati 3 metra gjendet akoma ne vendin e impaktit.Fillimisht ai ishte me i madh,po nje pjese e ti u shperbe ne kontakt me atmosferen toksore.








Asteroidi me i madh
1 Ceres,me nje diameter prej 933km.Ky asteroid eshte zbuluar nga Giuseppe Piazzi(1746-1826) me daten 1 janar 1801 ne Palermo.








Objekti me i madh i “Rripit te Kuiperit” (KBO ) *Kuiper belt object
Nje objekt pa emer i kataloguar si 2003 UB313,duhet te jete akoma i konfirmuar por llogaritet te kete nje diameter prej 2400-5000 km.Edhe po te ishte 2400km,ai do ishte gjithsesi me i madh se Plutoni,i cili u deklasua si planet pikerisht per karakteristikat e tij te ngjashme me asteroidet(Permasa-Orbita). UB313 orbiton rreth diellit rrreth 38 dhe 39 UA (1 UA=15000000km)


Kometa me e afret me token
Kometa Lexel ,e 1770,rreth 2,2 milion km nga toka,me pak se 6 here distanca Toke-Hene.Ndonese u afrua kaq shume,kometa nuk qe teper e dukshme,per shkak se bishtit se saj te shkurter.Dhe koka e saj u stimua te ishte jo me e madhe se pese here diametri i henes.






Bishti me i gjate i nje komete
Kometa e madhe e Marsit te 1843,me nje bisht te gjate 300 milion km.Ishte kaq e gjate sa mund te shtrihej nga dielli e deri pertej orbites se Marsit.




Ylli me i dendur i qiellit te nates
Eta Carinae, me nje mase rreth 150 here ate te Diellit.Astronomet nuk jane akoma te sigurte nese behet fjale per nje yll te vetem,apo nje sistem binar.






Ylli me pak i dendur i qiellit te nates
Gliese 105C,gati 10% me pak e dendur se dielli.Eshte ne limitet e kufizimit te nje objekti qe si i tille te quhet yll,dmth nje trup qiellor qe djeg Hidrogjen per ta shnderruar ne Helium.




Ylli me i afert
Proxima Centauri, antari i trete i sistemit Alpha Centauri,i cili ndodhet ne kostelacionin e Centaurit ....4,22 vite drite larg.Eshte nje yll i tipit “Xhuxhe e kuqe e ftohte”

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi