FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Është incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953

Shko poshtë

Është incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953 Empty Është incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953

Mesazh nga ADMIN Wed Nov 24, 2010 12:36 pm

Është incidenti më i rëndë ushtarak që nga përfundimi i luftës në vitin 1953


Koreja e Jugut ka paralajmëruar Veriun se do të reagojë ashpër ndaj çdo provokimi tjetër, pasi dhjetëra predha artilerie goditën një ishull koreanojugor. Presidenti koreanojugor, Lee Myung-bak, dha urdhër që ushtria të reagonte me sulm me raketa ndaj Koresë së Veriut, nëse siç u shpreh, "do të ketë provokime të mëtejshme". Veriu dhe Jugu kanë fajësuar njëri-tjetrin si shkaktar të fillimit të incidentit, që cilësohet si më i rëndi që prej fundit të luftës koreane. Dy ushtarë u vranë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën nga predhat që ranë në ishullin koreanojugor që ndodhet shumë pranë kufirit mes të dyja vendeve. Imazhi i shtëllungave të tymit që ngriheshin nga predhat dhe i një fshati që digjej ishte diçka që shumë koreanë kanë shpresuar të mos e shikonin kurrë më. Zjarri i artilerisë goditi një ishull të vogël koreanojugor Yeonpyong, që ndodhet pranë kufirit koreanojugor. Ushtria koreanojugore qëlloi me 80 predha si reagim, duke shkaktuar atë që e quajti "dëm të konsiderueshëm". Shkëmbimi i zjarrit zgjati rreth një orë. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën, megjithëse duke pasur parasysh provokimet e mëparshme, Koreja e Veriut mund të shihet nga shumë vëzhgues neutralë si fajtori i mundshëm. Ka shumë nga ata që do të pyesin se çfarë do të thotë ky episod i fundit për politikat e brendshme të turbullta të Phenianit. Incidenti vjen në një periudhë të rrezikshme tranzicioni, kur lideri Kim Jong e kalon pushtetin tek djali i tij më i vogël. Incidenti është dënuar nga SHBA-ja dhe Rusia, megjithëse Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, ka refuzuar të emërojë fajtorin. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Pheniani duhet të ndalë veprimet kokëforte. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foli për një rrezik kolosal dhe shtoi se ata që e iniciuan zjarrin e artilerisë duhet të mbanin përgjegjësi të plotë. Në kontrast Pekini, që shumë rrallë e kritikon Phenianin, u bëri thirrje të dyja palëve për paqe dhe stabilitet. Pse janë të tensionuara marrëdhëniet midis të dy Koreve? Një debat i pazgjidhur lidhur me mbytjen e një luftanijeje ka bërë që marrëdhëniet midis të dy fqinjëve - që mbeten teknikisht ende në gjendje lufte - të shkojnë në nivelin më të ulët për shumë vite. Mbrëmjen e datës 26 mars, luftanija koreanojugore Cheonan po lundronte nga ishulli Baengnyeong, pranë kufirit të diskutueshëm detar, kur një shpërthim e ndau në dy pjesë. 58 marinarë mundën të shpëtojnë, 46 të tjerë gjetën vdekjen. Hetuesit shqyrtuan mundësinë që faji për shpërthimin mund të kishte qenë një minë e mbetur nga Lufta e Koresë, apo ndonjë defekt në anije. Koreja e Veriut mohon të ketë pasur ndonjë rol në incident. Ajo i ka hedhur poshtë gjetjet e hetimit dhe ka kërkuar që të kryejë hetimin e saj - diçka që Seuli e ka përjashtuar. Çfarë e motivon Korenë e Veriut? Disa analistë besojnë se aktet provokative të Koresë së Veriut janë të lidhura ngushtë me transferimin e pushtetit që po ndodh në vendin komunist. Kim Jong-il, që besohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, mendohet se është në procesin e dorëzimit të pushtetit tek pasardhësi që ka zgjedhur, djali i tij Kim Jong-un. Në shtator, partia në pushtet në veri mbajti një kongres të rrallë, ku këtij të fundit iu dhanë dy poste kyçe. Mark Fitzpatrick nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se incidentet e fundit si ai i mbytjes së Cheonan-it dhe sulmi me artileri mbi ishullin Yeonpyeong, kishin pak gjasë të ishin akte armiqësore të ushtrisë së Koresë së Veriut. Ato, tha ai, do të përshkruhen si fitore nga Koreja e veriut dhe do të shihen nga Kim Jong-il si mënyrë për të fuqizuar pozitën e të birit
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi