FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

2 posters

Shko poshtë

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë! Empty Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Mesazh nga Hene@ Mon Apr 27, 2009 8:59 pm

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Hysni Syla
Serbët që kërcënojnë vazhdimisht me armë, shqiptarët dhe forcat e rendit, të shtëna, gaz lotsjellës, bllokadë e urës mbi Ibër, vëzhgim nga helikopteri e kanë karakterizuar Mitrovicën të hënën.





Mitrovicë, 27 prill
Të shtëna me rafal nga armë zjarri nga ekstremistët serbë, hedhje e pandërprerë për mbi katër orë të gazit lotsjellës, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e serbëve, më pas vëzhgimi i situatës nga helikopteri, pozicionim i forcave të shumta të KFOR-it dhe atyre policore përreth lagjes “Kroi i Vitakut”, përfshirë tanket të KFOR-it danez dhe të atij belg në cepin jugor të urës kryesore mbi lumin Ibër, si dhe bllokadë totale e kësaj ure nga KFOR-i dhe EULEX-i. Po ashtu forca të shumta janë pozicionuar në udhëkryqin para komunës dhe vazhdim normal i punëve në ndërtimin e pesë shtëpive në lagjen veriore, “Kroi i Vitakut”, e kanë karakterizuar ditën e hënë në Mitrovicë. Ishte ky tensionimi pothuaj më i lartë i gjendjes që prej trazirave të përgjakshme të marsit të vitit 2004. Fatbardhësisht, edhe në një gjendje të këtillë nuk ka pas gjakderdhje dhe as përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Tensionimi i gjendjes ka filluar diku pas orës 10.00, kur një grup serbësh prej rreth 100 vetash janë nisur në drejtim të shtëpive shqiptare për t’i ndërprerë punimet për rindërtim që kanë filluar të mërkurën në këtë lagje. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti, tha se rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor në stacionin në veri të Mitrovicës, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. “Forcat e Policisë së Kosovës, të stacionit në veri të Mitrovicës dhe forcave të EULEX-it, për të parandaluar incidentet e mundshme kanë arritur që të ndalojnë shkuarjen e protestuesve në vendin e punimeve. Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren, rreth orës 10:30 minuta, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit”, tha Hoti. Kjo situatë ka zgjatur diku mbi katër orë dhe gjatë kësaj kohe gazetarët dhe të gjithë ata që ishin në vendin ku po ndërtoheshin shtëpitë, kanë dëgjuar të shtëna me rafal nga armë zjarri dhe hedhje të pandërprerë të gazit lotsjellës, me ndërprerje të kohëpaskohshme. Në të vërtetë serbët përdorën taktikë tjetër gjatë ditës së hënë, duke u shpërndarë në një front prej një kilometër, për të shpërndarë kështu edhe përqendrimin e forcave policore dhe të KFOR-it, të cilat duheshin të ripozicionohen dhe të pamundësojnë depërtimin e serbëve deri tek shtëpitë shqiptare, në ndërkohë snajperistët e KFOR-it kishin zënë pozicione të sigurta në shumë vende. Duke parë se gjendja po tensionohet gjithnjë e më shumë, diku rreth orës 13:00 në afërsi të shtëpie që po rindërtohen kanë arritur tanket e ushtarëve danez të KFOR-it dhe më pas ushtarët danez dha ata francez të KFOR-it janë pozicionuar në pikat strategjike të serbëve, duke i ndjekur ata nga aty dhe duke e futur lagjen e banuar me serbë në rrethim të plotë. Kjo ka ndodh diku rreth orës 14:00 dhe si duket ka ndikuar që gjendja të qetësohet në këtë lagje. Mirëpo, në ndërkohë, Duke parë vendosmërinë e strukturave të sigurisë, të cilat nuk kanë lejuar ndalimin e punimeve në Kroin e Vitakut edhe pas protestave dhe të shtënave me armë zjarri, një grup prej rreth 100 serbësh ka sulmuar me gurë trupat e KFOR-i në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve”. Mandej edhe po kaq janë tubuar në afërsi të urës kryesore dhe si rrjedhojë, forca të mëdha të KFOR-it dhe policisë së EULEX-it kanë bllokuar urën totalisht. Banor i zonës së “tre rrokaqiejve”, Shashivar Begu, tha se pa marrë parasysh këtë tubim të serbëve afër banesave, ata nuk janë ndier të kërcënuar dhe se lirshëm kanë qarkulluar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, në ndërkohë ka deklaruar se nuk është raportuar për persona të lënduar nga armë zjarri. Mirëpo, një zyrtar i EULEX-it, tha për “Bota Sot”, se po qarkullojnë informata se dy serbë janë plagosur, por është e sigurt se pjesëtarët e EULEX-it nuk kanë përdorë armë zjarri, andaj edhe nuk dihet se si janë lënduar serbët për të cilët po flitet. Ka reaguar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, i cili pasi ka vizituar lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, ku ka filluar rindërtimi i pesë shtëpive shqiptare, për të parë nga afër se si po zhvillohen punimet, ka thënë se sa i përket procesit të rindërtimit të shtëpive shqiptare në këtë lagje, ai është duke vazhduar normalisht, sipas dinamikës së paraparë dhe gjatë ditës së sotme punët nuk janë ndërpre për asnjë çast. “Ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët se organet e sigurisë po bëjnë çdo gjë që është e mundshme që të krijohet një situatë normale, si parakusht për bashkëjetesë të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunë”, ka thënë kryetari Rexhepi. “E vetmja kërkesë nga ndërkombëtarët është që qytetarët e komunës të kenë sjellje dinjitoze e të matura dhe që në asnjë mënyrë mos të provokojnë esaklimin e situatës së përgjithshme në komunë”, tha kryetari Rexhepi.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë! Empty Re: Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Mesazh nga Hene@ Mon Apr 27, 2009 9:00 pm

Përsëri gaz lotsjellës për protestuesit





Nga Express më 27.04.2009


Banorët serbë të veriut të Mitrovicës kanë protestuar përsëri te “Kori i Vitakut”, ku kanë tentuar t`i ndalin ndërtimin e punimeve në këtë fshat. Siç njofton policia protestuesit serbë kanë tentuar të ndalin punimet në mënyrë të dhunshme, derisa policia ëshët detyruar të përdorë përsëri gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Njoftohet se protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, duke shtënë në ajër, por nuk është raportuar për të lënduar.

“Rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor të stacionit veri në Mitrovicë, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren ku protestuesit janë rebeluar, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit.

“Gjatë kohës sa janë mbajtur protestat janë regjistruar disa të shtëna sporadike nga armë zjarri të cilat besohet se kanë ardhur nga drejtimi i vendit ku po mbahej protesta”, bëhet e ditur nga Policia, derisa asnjë person nuk është arrestuar.

Përballë protestuesve përveç policëve të Kosovës, kanë dalë edhe njësitë policore të komponentës së EULEX-it, dhe të KFOR-it.
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë! Empty Re: Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Mesazh nga Hene@ Mon Apr 27, 2009 9:01 pm

KOSOVA ISHTE, ËSHTË E DO TË MBETET SHQIPTARE!
/ NEZIR MYRTA




Gjendje lufte në Mitrovicë kishte nga lufta e këndej, me vendosjen e KFORit freng atje qëllimisht, sepse sikur të kishin qenë KFORi amerikan a gjerman qe nga fillimi, nuk do kishte tash asnjë problem. Aty është Çështja Trepça, pasuria kryesore e Kosovës dhe krejt trazirat e deritashme atje, janë tentime të nëndheshme, gjoja për ta ndarë Kosovën dhe ajo nuk bëhet kurrë! Disa këtu me mend fëmijësh, çortojnë e shprehin gjoja guxim e zhgënjim, që nuk po mundka qeveria e Kosovës të ndalojë secilën trazirë serve brënda Kosovës - kjo është një padituri, mosnjohje e realitetit - sepse jo qeveria përmes policisë, por një grup shqiptarësh, brënda një nate, do ta shkatrronte secilen përpjekje serbe derisot kudo që paraqitet në Kosovë, pa asnjë vështirësi dhe nuk do të kishte asnjë problem deri në kufirin shtetëror - por qëllimisht nuk reagohet ashpër që Kosova të tejkalojë secilën vështirësi shtetërore, që paraqitet në terren, ashtu sikur u paraqiten disa veprime arrogante, çetnike, qe nga Marsi 2004 e derisot në Mitrovicë, e në Kosovë nëpër enkllavat serve! Duhet menduar vetëm një gjë: poqëse e lamë vetëm Mitrovicën shqiptare, të veprojë ashtu si duhet, situata do të qetësohej moti e di të ishte harruar kjo çështje derisot! Por, një botë po bindet, se po iu jepen të drejta edhe mbishtetërore një pakice serve në Kosovë, sepse dihet se kurrë e përjetë, servët në Kosovë nuk munden në asnjë mënyrë e formë, sado të shtier e pregatitur nga jashtë e brënda, me qëllime çetnike - ta destabilizojnë Kosovën! Të gjitha veprimet qeveritare të derisotme, u paraqiten si qendrime e vendime të drejta deri tek 'ndalimi' i vizitës së Tadiqit - por ato vendime i ndryshoi politika ndërkombëtare e fuqive, ajo 'mbikëqyrja' e pavarësisë, me direktiva politike, duke e ulur prestigjin e vet qeverisë sonë, e duke iu dhënë shanse indirekt veprimeve arrogante serve! Secili kryeministër po të ishte, definimi e vendimit të tij, do të biente me direktivë politike, që sot përkohësisht gjëndet në Kosovë!

Vet Tadiqi me Jeremiqin e qeverinë serve beogradase, janë armiqët më të mëdhënj të vet servëve të Kosovës, që duke parë ëndrra çetnike kujtojnë se me barbarizma ende po bëjnë diç destabilizuese në Kosovë, ata vet e dinë se nuk ka jetë servi kriminal në Kosovë, do të shkrihet e zhduket me rrënje, në një kohë të shkurtër dhe gjoja gërvallen e shpurdhin prushin shqiptar të mbuluar me hirin, me të gjitha mjetet e mundshme që iu sosën shpejt, deri edhe përmes gjoja ideologjive fetare, që vijnë nëpër kishat shqiptare, që vet i përvehtësuan si kisha serve - gjoja si besim në zotin e tyre - që ag e terr shajnë në zot - kujtojnë ëndrra trishtuese të shkuara! Ata vetiu iu bëjnë varrin vet servëve të Kosovës, sepse nuk do të shkoj gjatë, kur ushtria shqiptare e Kosovës, do të marrshoj triumfalisht në gjithë territorin kosovar!

Ajo që duhej të bëhej - ishte rasti kur u mbyten në lumin Ibardhi (Ibër), tre fëmijët shqiptarë, të ndjekur me qej serv - aty duhej të vie gjëndja e vërtetë luftarake dhe të shpërthente një nga luftërat ma të përgjakshme ballkanike - por, dirigjimi i fuqive bëri që ajo tragjedi shqiptare, që tronditi kombin, të anashkalohej! Krejt atë që bënë e po bëjnë servët, do ta paguajnë fort e keq! Shqiptarët, janë nën protektorat ndërkombëtar, protektorat mbipushtetar, mbiqeveritar kosovar, mbipresidencial dhe rrjedha e ngjarjeve demonstruese e shkatrruese do të vijojë, për aq kohë, sa të skadojë mandati i protektoratit ndërkombëtar!

Të jeshë sot kryeministër, të japësh vendime e urdhëra të prera, e të dirigjohesh nga tjerët protektorë, ku brënda nates bie poshtë secili vendim e urdhër qeveritar - është mjaftë e vështirë, si për qeverinë si për popullin shqiptar të Kosovës! Shkelje të ligjit e shtetit e kushtetutës kishte e do të ketë edhe deri në këtë gjendje lufte që sot paraqitet në Mitrovicë, do të ketë trazira ndër ma të ndryshmet, por një nuk do të ketë: kurrë ndarje të Kosovës dhe kurrë mbizotërim serv brënda territorit kosovar përjetë! Është gjë komike të mendosh se një 5% serv, të mbizotërojnë mbi 90% shqiptarë - se lëre më të jetë a të bëhet në Kosovë!

Atë gjendje lufte në Mitrovicë, sot do ta shuante vet një grup shqiptarësh vetëm nga Mitrovica shqiptare, por çështja qendron tjetërkund, se ende nuk mund të zbatohet shteti juridik, ku përgjigjet secili për secilin veprim që bën. Edhe gazetat tona po veprojnë krejt pamend as pa eksperiencë mediatike, duke i egzagjëruar një grup servësh, gjoja si gjendje lufte, pa asnjë kuptim. Çfarë gjendjeje lufte, pse po ndërtojnë shtëpi shqiptarët në trojet e veta ? Kujtoni se nuk po guxon kush, të iu kundërvëhet servëve atje, kundër atyre armëve të tyre? Po brënda minutash! Dihet se gjendja e shqiptarëve atje, duke ndërtuar shtëpitë e tyre është tejetë e rëndë, e padurueshme, shpërthyese - por na kishim raste më të rënda për shpërthim para këtij rasti të sotëm!

Çështja Trepça, solli e siell vështirësi të parreshtura, deri në funksionalitetin e shtetit juridik!

(27.Prill, 2009)
Hene@
Hene@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 280
Points : 379
Reputation : 9
Registration date : 24/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë! Empty Re: Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Mesazh nga arberia Wed Apr 29, 2009 2:55 am

megjithe mend eshte e pafalshme edhe per keta nderkombetare ,qe pse duhet KFORI francez atje kur dihet "dashuria" e Frances ndaj Kosoves Shocked
te jetojne 90% e popullsise Kosovare dhe te kete "trazira",nga ai 10% serbe Shocked ,kjo nuk hahet!Perse mbahet ende ne tension kjo gjendje,po sikur shqiptari gjak-nxehte dhe shume patriot te levize(se edhe durimi ka nje kufi,s.d.m.kur je ne shtepine tende......
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë! Empty Re: Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi