FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE

3 posters

Shko poshtë

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE Empty Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE

Mesazh nga Orfe@ Sun Apr 26, 2009 2:20 pm

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE


Ilirian Agolli
Zëri i Amerikës,Tiranë
26-04-2009


Qeveria shqiptare njoftoi sot se ka vendosur që të paraqesë në 28 prill kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian.

Kryeministri Sali Berisha tha se ky është vendim i një rëndësie historike për shqiptarët. Ai deklaroi në një mbledhje të posaçme qeverie se ky nuk është një vendim i njëanshëm, por është bashkërenduar dhe konsultuar gjerësisht me drejtuesit e Bashkimit Europian.

"Shqipëria - tha kryeministri Berisha - paraqet kërkesën pasi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian votuan dhe ratifikuan në parlamentet e tyre Marrëveshjen e Asocim - Stabilizimit, pa ngritur qoftë edhe një rezervë të vogël, por u votua me vlerësime pozitive nga parlamentet e vendeve anëtare".

Zoti Berisha tha se krahas diplomatëve dhe specialistëve të administratës, qeveria falenderonte edhe opozitën, për votimin e reformave në parlament, duke theksuar se ky nuk ishte një veprim elektroral, por zbatim i rezolutës që bashkarisht kanë miratuar në parlament, sepse antarësimi në BE është një akt themelor i programit politik të të gjitha forcave politike serioze të vendit.
Orfe@
Orfe@
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 23
Points : 63
Reputation : 4
Registration date : 22/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE Empty Re: Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE

Mesazh nga arberia Mon Apr 27, 2009 3:23 am

shpejt se mezi po presim Very Happy ,dite me te mira do te vijne pastaj per te gjithe ne Very Happy
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE Empty Re: Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 27, 2009 11:47 am

Po e shikova tek kanali 21 ,fjalimi i kryeministrit ishte shume i mire ,edhe une do thoja se eshte nje kohe e duhur ,kemi ptite boll
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE Empty Re: Shqipëria do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në BE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi