FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

3 posters

Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga ADMIN Mon Apr 06, 2009 3:06 am

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"
Komuniteti mysliman reagon pas prononcimit të ministrit të Arsimit


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e konsideron si të nxituar prononcimin e ministrit të Arsimit dhe të Shkencës në lidhje me shaminë, sidomos në një kohë kur Shqipëria është bërë anëtare me të drejta të plota në NATO dhe pretendon të aplikojë për anëtarësimin në BE", kjo ka qenë deklarata e djeshme e Komunitetit Shqiptar Mysliman, lidhur me deklaratën e ministrit të Arsimit për sa i takon mbajtjes së shamisë në institucionet arsimore nga ana e besimtareve islame. Në vazhdën e përpjekjeve për zgjidhjen e këtij problemi, kryetari i KMSH-së ka kërkuar edhe një takim zyrtar me ministrin e Arsimit.

Komuniteti Mysliman, si institucion mbrojtës i të drejtave të myslimanëve në Republikën e Shqipërisë, shpreh indinjatën e tij dhe të të gjithë myslimanëve që përfaqëson ndaj fenomenit të përsëritur të privimit arbitrar të vajzave me shami nga e drejta kushtetuese për arsimim, duke deklaruar edhe njëherë se veshja e vajzave myslimane me shami koke nuk është simbol dhe indoktrinim fetar, por një obligim i besimit islam.

"Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën e arsimimit dhe të lirisë së besimit. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut", sqaroi dje zyrtarisht Komuniteti Mysliman. Sipas përfaqësuesve të komunitetit, askush nuk mund të diskriminohet dhe të privohet nga e drejta e arsimimit vetëm për bindjet fetare. Për këtë arsye Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon që këtij problemi t`i jepet rrugëzgjidhje brenda kornizave kushtetuese, pasi asnjë rregullore, urdhër apo deklaratë, nuk mund t‘i privojë ndonjë njeriu të drejtat kushtetuese.


Myftinia, thirrje MASH-it:


Rishikoni vendimin për vajzat me ferexhe




Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman në Fier reagojnë ndaj vendimit për largimin nga shkolla të vajzave myslimane që mbajnë ferexhe. Myftinia e Fierit i ka kërkuar dje MASH-it, nëpërmjet një deklarate për shtyp, që të rishikojë vendimin dhe të respektojë të drejtën e vajzave për të praktikuar lirisht fenë e tyre. Imami i Myftinisë së Fierit, Pëllumb Bajro, e ka cilësuar zgjedhjen për të mbajtur shami në shkollë, si një e drejtë që ua jep Kushtetuta e vendit. "Nuk është e drejtë që një njeriu t‘i hiqen të drejtat e tij themeltare, që i garantohen nga Kushtetuta e vendit. Në të thuhet se respektohet e drejta e besimit të çdo shtetasi", thuhet mes të tjerash në deklaratën e imamit.
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga arberia Tue Apr 07, 2009 2:30 am

Po mire more miqte e mi ,a nuk ka shkolle fetare (te çdo lloj feje ,e kam fjalen),ku te mund te mesojne vajzat e veshura me uniforme n e fese?Se ,ne mos gaboj çdo shkolle ,sipas rregullores te miratuar nga Dikasteri i Arsimit,ka uniformen e saj.Ketu nuk ka vend per te folur per harmoni fetare te prishura,jo ,kjo nuk duhet instrumentalizuar ne kete menyre.Te gjithe jane te lire ,ne nje shtet Demokratik,por mos te harrojme qe ne kete shtet me te vertete Demokratik rregullat dhe ligjet duhet te zbatohen deri ne n je,perndryshe kalohet ne anarshi.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga ADMIN Tue Apr 07, 2009 4:01 am

Arberia nuk eshte puna tek shkolla fetare ,jane te drejtat e njeriut ,po sikur kjo shami mos te jete e besimit fetar por thjeshte gusto e vazave
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga arberia Tue Apr 07, 2009 4:28 am

Alban,une perseri ngul kembe qe ,n.q.s.ka nje rregullore per uniformen ne shkolle(une mbaj mend qe kur sahkonja edhe ne te mesme ishim te detyruar te shkonim me perparese te zeze dhe me jake te bardhe),dhe po te mos e kishe te dergonin ne shtepi dhe duhej te paraqiteshe ne shkolle patjeter me prindin.kesaj i referohem kur ngul kembe,dua te me kuptosh drejt,pasi nuk kam asnje paragjykim per shamite e vajzave myslimane,por kur ka rregulla duhen zbatuar.Dhe mbase aty ku eshte shkolle publike duhet vajtur me uniformen e caktuar nga Dikasteri dhe ne shkollat fetare kane uniformen e tyre edhe kjo e miratuar nga Dikasteri i Arsimit.Nuk e di a u shpreha. Smile
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga ADMIN Tue Apr 07, 2009 7:51 am

Apsulutisht qe duhet te sbatohen rregullorja e shkolles ,por ajo publike nuk duhet te jete regullore te veshin juniforme,per sa i perket perparceve ,grykceve dhe shallave ,ishin te partise ,ju kujtohet
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga arberia Wed Apr 15, 2009 1:55 am

ALBAN ,me kujtohet,si s'me kujtohet uniforma qe kam mbajtur,por une e kisha kete uniforme deri ne klasen e 8-te.Tani shume shkolla te mesme i shoh me uniforma(s'ka te beje ajo e flamosura Parti),prandaj them se si te jete rregullorja,nejse ato vajza tani mbase jane pranuar,pas nje pronocimi ne nje emision ne Tv,te kryeministrit Berisha ,i cili la hapsire pozitive per pranimin e vajzave ne ate shkolle me uniformen fetare.
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga Ilda Wed Apr 15, 2009 3:30 am

tani pas ''po'' te kryeministrit them qe do rrjedhin normalisht gjerat ....

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty Re: Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi