FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antigonea, me sinjalistike moderne

Shko poshtë

Antigonea, me sinjalistike moderne Empty Antigonea, me sinjalistike moderne

Mesazh nga Ilda Mon Jan 19, 2009 6:55 am

Antigonea, me sinjalistike moderne

Ka përfunduar realizimi i projektit të përbashkët i Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Antigone dhe Qendrës për Trashëgimisë Shqiptare për pajisjen për herë të parë me një sinjalistikë moderne të mjediseve të brendshme të Parkut Arkeologjik të Antigonesë. Projekti për vendosjen e këtyre tabelave orientuese për turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj në këtë park i shërben përmirësimit të sinjalistikës dhe infrastrukturës së brendshme të Parkut Arkeologjik Antigone, duke u bazuar në kërkesat e ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore” dhe në përvojën e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe të parqeve e qendrave evropiane turistike të lashtësisë”. Sipas projektit, në mjediset e qytetit antik të Antigonesë janë vendosur një numër tabelash treguese, që përmbajnë informacion të shkurtër historik dhe të dhënave të tjera nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare, me tekst në shqip dhe anglisht, duke përfshirë edhe harta, skica dhe fotografi, për qytetin antik të Antigonesë. Të gjitha këto të dhëna do të ndihmojnë vizitorët dhe turistët vendas dhe të huaj për të vizituar parkun pa praninë e ciceronit. Gjatë realizimit të projektit, ekspertët e ZAKPAA janë angazhuar në një proces parapërgatitor pune, për grumbullimin e materialit bazë historik të fotografive, skicave dhe hartave nga terreni. “Grupi i përbashkët i punës, i përbërë nga specialistët e parkut Ilirjan Lluri, Stefan Thimjo e Lame Aliko dhe ekspertët e Qendrës për Trashëgiminë Shqiptare që u angazhuan në realizimin e projektit, kanë bërë një punë të lavdërueshme, si në përgatitjen dhe redaktimin e tekstit, përpunimin e hartave, skicave e fotografive, ashtu edhe në përpunimin grafik të të dhënave dhe në përgatitjen e paneleve, prandaj gjej rastin të falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer Qendrën për Trashëgiminë Shqiptare dhe institutin e shkencave humane ‘Packard‘ që financoi realizimin e plotë të këtij projekti”, shprehen drejtuesit e parkut. Ndërsa drejtorja e Qendrës për Trashëgiminë Shqiptare, Diana Ndrenika, thotë se vendosja për herë të parë e këtyre tabelave informuese në shqip dhe anglisht do të lehtësojë informimin e pavarur të vizitorëve dhe turistëve dhe do të krijojë mundësi për orientimin e tyre gjatë vizitave në grupe dhe individualisht, në një territor të gjerë të parkut të Antigonesë. Ky park përfshin një hapësirë rreth 45 hektarë brenda mureve rrethuese dhe fortifikuese të qytetit të lashtë të Antigonesë dhe një territor të përgjithshëm të zonës arkeologjike. Ai është i vizitueshëm dhe në ruajtje të plotë në rreth 90 hektarë ku shtrihen monumentet dhe rrënojat e Antigonesë së ndërtuar në shekullin III para Krishtit nga Pirro, mbreti i Molosëve dhe i Epirit të lashtë. Qëllimi i këtij projekti është vendosja e disa tabelave, të cilat do të përmbajnë një informacion të shkurtër historik të plotësuar edhe me të dhëna të tjera interesante nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare. Tabelat janë vendosur në pika të ndryshme të parkut, në afërsi të monumenteve, sipas një tematike të paracaktuar nga hartuesit e projektit që përfshin vendndodhjen e Antigonesë në luginën e Drinos, historia e qytetit, muret rrethuese fortifikuese, akropoli, urbanistika e modelit hipodamik, banesat me peristil të qytetit, agoraja, bazilika dhe mozaiku paleokristian, historikun e zbulimit, ekspeditat dhe gjetjet arkeologjike të Antigonesë. Modeli i paneleve dhe tabelave është i ngjashëm me tabelat e vendosura në Parkun Kombëtar të Butrintit. Përmasat 100 X 80 centimetra janë vendosur në këndin 30 gradë me sipërfaqen e tokës. Printimi grafik i sinjalistikës së Antigonesë është dizajnuar dhe realizuar sipas teknologjisë më të fundit, e printuar me ngjyra dhe në një material plastik rezistent ndaj faktorëve natyrorë dhe për të orientuar më mirë. Projekti për vendosjen e këtyre tabelave orientuese, që për herë të parë mundësojnë vendosjen e një sinjalistike dhe infrastrukture bashkëkohore në mjediset e muzeut të hapur në natyrë të Parkut Arkeologjik Antigonesë, ka kushtuar 360 mijë lekë dhe është financuar tërësisht nga instituti i shkencave humane “Packard”.

Burimi: Gazeta Shqip

Ilda
antar shume aktiv
antar shume aktiv

Numri i postimeve : 295
Points : 16
Reputation : 0
Registration date : 18/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi