FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Udhëtim në botën e golit shqiptar

Shko poshtë

Udhëtim në botën e golit shqiptar Empty Udhëtim në botën e golit shqiptar

Mesazh nga ADMIN Fri Feb 20, 2009 4:30 am

Tirana është skuadra që kryeson të gjitha renditjet specifike. Besa dhe Elbasani kanë “frikë” të shënojnë në stadiumet e tyre

Dash Frashëri

Kur janë luajtur 60 për qind e ndeshjeve (120 të tilla nga 198 në total) të këtij sezoni të Kategorisë Superiore dhe duhen edhe dy javë nga përfundimi i fazës së dytë, që do të përcaktojë edhe numrat e skuadrave për fazën e tretë përmbyllëse të Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit, ia vlen t’u hedhësh një sy statistikave për të parë edhe të “fshehtat” e kampionatit tonë maksimal, ku do të përcaktohet jo vetëm kampionia e Shqipërisë dhe skuadrat që bien një kategori më poshtë, por dhe ato skuadra që do të na nderojnë në kompeticionet ndërkombëtare të organizuara nga UEFA, si Liga e Kampionëve apo versioni i ri i Kupës UEFA, Liga e Europës. “Skaneri” i “Albania”-n është fokusuar tërësisht te golat, ato që i japin jo vetëm bukuri një ndeshjeje futbolli, por dhe përcaktojnë fituesit e humbësit, dhe ata të ndarë në paqe. “Bomberët”, pra goleadorët, ata që në të vërtetë me “superaftësitë” apo me “rastësitë” për të qenë në “në momentin e duhur në kohën e duhur” e që çmendin tifozët (që për fat të keq janë ende të pakët në stadiumet tona), zënë “pjesën e luanit” në të këndvështrim statistikor gjithëpërfshirës përsa u përket detajeve të golave. Faktori “fusha ime” mbizotëron dukshëm në shënimin e golave, pasi ndjek një ritual të përjetshëm në futboll, ku skuadrat ndihen më “ngrohtë” në praninë e “ultrasve” të tyre.
GOLAT NË TOTAL
Tirana, kryesuesja e kampionatit shqiptar të futbollit (39 pikë nga 60 të mundshmet, 65% të pikëve), është dhe skuadra që ka shënuar më shumë në 20 javët e para, 34 gola (1.7 gola për ndeshje) dhe natyrshëm që ka në gjirin e saj edhe lideri aktual të goleadorëve, Migen Memellin, me 13 gola. Vllaznia e vendit të dytë (38 pikë) është skuadra e dytë me sulmin më të mirë: 29 gola (1.45 gola për ndeshje), ndërkohë që kampionia në fuqi, Dinamo, ka realizuar 25 gola (1.25 gola për ndeshje). Çuditërisht Apolonia e vendit të 9-të (24 pikë) ka dhe sulmin e 4-t më të mirë në kampionat: 22 gola (1.1 gola për ndeshje). Tre skuadrat më sulmin më të dobët janë natyrshëm dhe ekipet që renditen të fundit. Bylis ka shënuar 15 gola në 20 javë (0.75 gola për ndeshje), Partizani ka shënuar 14 gola (0.7 gola për ndeshje) dhe po aq Lushnja (14 gola).
GOLAT NË SHTËPI
Tirana, me 22 gola të realizuar në 10 ndeshje (2.2 gola për ndeshje), kryeson edhe këtë renditje specifike, e ndjekur nga Vllaznia e Dinamo, respektivisht me nga 17 gola (1.7 gola për ndeshje). Apolonia shfaqet si ekipi i katërt më i mirë në shtëpi: 14 gola në 10 javë të luajtura në “Loni Papuçiu” (1.4 gola për ndeshje). Sulmin më të dobët në shtëpi e ka Elbasani, vetëm 7 gola në 10 ndeshje (0.7 gola për ndeshje), i ndjekur nga Teuta me 8 gola e Partizani, Flamurtari e Besa me nga 9 gola.
GOLAT JASHTË
Treshja e podiumit të “nderit” nis me Tiranën (12 gola, 1.2 gola për ndeshje), Vllazninë (12 gola) e Besën (11 gola). Partizani, me 5 gola, Bylis (5 gola) e Lushnja, 3 gola (0.3 gola për ndeshje) janë dhe tri skuadrat “flop” të Kategorisë Superiore.


Box:

“ÇUDITË” E STATISTIKAVE
Mund të duket e çuditshme, por Besa e Elbasani kanë “frikë” të shënojnë në stadiumet e tyre, ndërsa janë më të çliruar për të realizuar jashtë shtëpisë. Nëntë gola ka shënuar Besa (sulmi i 8-të më i mirë) në Kavajë; vetëm 7 gola Elbasani (sulmi më i dobët në 20 javët e para) në “Ruzhdi Bizhuta”. Jashtë shtëpisë, Besa, me 11 gola, ka sulmin e tretë më të mirë, ndërsa Elbasani, me 9 gola të realizuar, renditet i katërti.

Box:

240 gola

240 gola të shënuar në 120 ndeshje të luajtura kanë një mesatare të pranueshme: 2.0 gola për ndeshje, ndërkohë që ekipet shtëpiake e kanë këtë tregues 146 gola të shënuar, ose 1.22 gola për ndeshje, ndërsa ato udhëtuese 94 gola, ose 0.78 gola për ndeshje.

Golat në total
1.Tirana 34
2.Vllaznia 29
3.Dinamo 25
4.Apolonia 22
5.Shkumbini 21
6.Besa 20
7.Elbasani 16
8.Teuta 15
9.Flamurtari 15
10.Bylis 15
11.Partizani 14
12.Lushnja 14


Golat brenda
1.Tirana 22
2.Vllaznia 17
3.Dinamo 17
4.Apolonia 14
5.Shkumbini 13
6.Lushnja 11
7.Bylis 10
8.Besa 9
9.Flamurtari 9
10.Partizani 9
11.Teuta 8
12.Elbasani 7

Golat jashtë
1.Tirana 12
2.Vllaznia 12
3.Besa 11
4.Elbasani 9
5.Dinamo 8
6.Shkumbini 8
7.Apolonia 8
8.Teuta 7
9.Flamurtari 6
10.Partizani 5
11.Bylis 5
12.Lushnja 3


GOLEADORËT E EKIPEVE

Migen Memelli, me 13 gola në 20 javë të zhvilluara (0.65 gola për ndeshje, pavarësisht se sulmuesi i Tiranës është aktivizuar në 17 takime, pra i bie 0.76 gola për ndeshje), është edhe golashënuesi më i mirë aktual i Superligës. Memelli ka shënuar 13 nga 34 golat e realizuar nga Tirana, ose 0.38 për qind të golave. Duke i parë statistikat në prizmin e golashënuesit më të mirë për çdo ekip, tabloja është kjo: Vioresin Sinani (Vllaznia, 9 gola, nga 29 që ka shënuar Vllaznia), Sebino Plaku (Dinamo, 9/25), Rizvanolli (Shkumbini, 6/21), Mlladen Brkiç (Apolonia, 6/22), Endri Bakiu (Bylis, 6/15), Emiljano Vila (Teuta, 5/15), Bekim Kuli (Besa, 4/20), Mate Brajkoviç (Flamurtari, 4/15), Marius Ngjela (Partizani, 4/14), Orjand Abazaj (Elbasani, 3/16) dhe Dorian Bubeqi (Lushnja, 3/14).

GOLASHËNUESIT E EKIPEVE

Memelli (Tirana) *13/34
Sinani (Vllaznia) 9/29
Plaku (Dinamo) 9/25
Rizvanolli (Shkumbini)6/21
Brkiç (Apolonia) 6/22
Bakiu (Bylis) 6/15
Vila (Teuta) 5/15
Kuli (Besa) 4/20
Brajkoviç (Flamurtari)4/15
Ngjela (Partizani) 4/14
Abazaj (Elbasani) 3/16
Bubeqi (Lushnja) 3/14

* 13/34
13 gola të shënuar nga lojtari
/34 gola të shënuar nga skuadra
ADMIN
ADMIN
admin
admin

Numri i postimeve : 902
Points : 859
Reputation : 10
Registration date : 10/01/2009

http://www.Bajzianet.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi