FORUM SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte

2 posters

Shko poshtë

Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte Empty Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte

Mesazh nga TIRANA Wed Feb 11, 2009 6:06 pm

Kombetarja shqiptare zhgenjen dhe nuk perfiton nga ndeshja me Malten per te marre kryesimin e grupit 1.

Barazimi 0-0 ishte mese i merituar per te dyja skuadrat, madje maltezet jane treguar disa here te rrezikshem para portes tone, duke nxjerre ne pah problemet ne repartin mbrojtes.

Rasti me i mire per skuadren tone perfaqesuese ishte ai i minutes se 31-te te pjeses se pare, ku Skela nuk arriti te shenonte pasi doli vetem per vetem me portierin Haber. Pak sekonda me vone, ishte serish Skela qe nuk shfrytezoi nje kros te Duros. Pjesa e pare u mbyll me keto dy episode.

Ne 45 minuteshin e dyte, skuadra kuqezi u transformua pasi nuk arriti te rrezikonte asnjehere porten e kundershtareve, madje ishin keta te fundit qe me ane te Mifsud arriten te vinin disa here ne veshtiresi gardianin Isli Hidi.

Me kete rezultat, kombetarja shqiptare ngjitet ne kuoten e 6 pikeve, duke kapur vendin e trete pas Suedise dhe Hungarise. Ne takimin tjeter eliminator te boterorit 2010, kundershtari i radhes do jete Hungaria.
TIRANA
TIRANA
Antar i e regjistruar
Antar i e regjistruar

Numri i postimeve : 8
Points : 2
Reputation : 0
Registration date : 10/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte Empty Re: Kombetarja zhgenjen, rezultat i bardhe ne Malte

Mesazh nga arberia Thu Feb 12, 2009 1:39 am

yyyy,na felliqen..turp..edhe une e ndoqa ndeshjen ne shtepi dhe me thene te drejten m'u acaruan nervat....me siguri e kane nenvleftesuar kundershtarin....mire te na behet...
arberia
arberia
Antar i e shquar
Antar i e shquar

Numri i postimeve : 626
Points : 341
Reputation : 61
Registration date : 19/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi